Dy ditë pas pezullimit të Rektorit, Mynyr Koni, dhe lajmit për zëvendësimin e tij 4 dekanët e fakulteteve të UT në një deklaratë për media vlerësojnë vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Në një deklaratë të përbashkët ata shprehen se vendimi është efiçent dhe zëvendësimi i tij do t’i hapë rrugë funksionimit pozitiv të Universitetit.
“Vendimi i ministres së arsimit, ishte efiçent. Tani universiteti do të funksionojë pozitivisht. Shkeljet e bëra nga Rektorati nuk mund të justifikohen”- është shprehur dekani Kule.


