• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pezullimi i dy lojtarëve të “Partizanit”. FSHF i përgjigjet Olsi Ramës
Home
Futboll

Pezullimi i dy lojtarëve të “Partizanit”. FSHF i përgjigjet Olsi Ramës

17 February, 2018 Q.Autor Futboll

FSHF ka reaguar pas akuzave të Drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama për pezullimin e dy lojtarëve nga Komisioni i Disiplinës. FSHF thotë se Disiplina është një komision i pavarur, ndërsa vendimet mund të apelohen. FSHF thotë se akuzat mediatike dhe paragjykimet nuk i shërbejnë aspak komunikimit dhe përpjekjeve për një garë sportive të ndershme dhe cilësore.

“Shfaqjet antisportive dhe të gjitha veprimet jo fair që ndodhin në fushat e futbollit kanë qenë dhe do të jenë objekt gjykimi në Komisionin e Disiplinës, ashtu siç ndodh në të gjitha kampionatet e tjera në Europë dhe botë. Vendimet e Komisionit të Disiplinës janë të pavarura dhe njëkohësisht të apelueshme dhe çdo klub ka të drejtë ta bëjë këtë.

Në këtë kontekst edhe Vendimi i Komisionit të Disiplinës që u shpall ditën e Premte për skualifikimin e dy lojtarëve të Partizanit, nuk ishte vetëm për këtë klub, por dhe për klube tjera. Janë gjithashtu me dhjetra vendime të ngjashme të marra gjatë ketij sezoni për të gjitha kategoritë dhe për shumicën e klubeve.

FSHF i mirëkupton shqetësimet e Klubeve për objektivat sportive që kanë, por dhe Klubet duhet të kuptojnë që edhe Fair-Play është pjesë e lojës së futbollit. FSHF është e vendosur maksimalisht të rrisë bashkëpunimin me të gjitha klubet për të respektuar të gjitha rregullat e lojës së futbollit. Akuzat mediatike dhe paragjykimet nuk i shërbejnë aspak komunikimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për një garë sportive të ndershme dhe cilësore” thuhet në reagimin e FSHF.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Dikur sulmues i Interit, sot i ndëshkon keq zikaltrit
Previous article Tirana i pagoi me gjobë gjysmën e dënimit, mesfushori është gati për Bylisin

Q.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT