Para 3 ditësh, ish drejtori i rrugëve Dashamir Xhika u arrestua pas akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre, për aksin rrugor Elbasan-Gjilan.
Ky i fundit ka qënë një nga drejtorët që LSI zgjodhi t’i vinte në pozicionet e larta. Mirëpo, ndërkohë që sot zhvillohej gjyqi i Xhikës, kreu i grupit parlamentar së Lëvizjes Socialiste për Integrim me anë të një statusi në “Facebook”, duket se ka ngatërruar paksa mbiemrin e Xhikës duke e bërë Xhiga.
Ndoshta akuzat për prokorurinë e kanë hutuar dhe e ka harruar… Ose ndoshta mund të jetë dhe një lapsus, nuk përjashtohet si mundësi.
Por fakti që në një status të gjatë e përmend vetëm njëherë dhe në atë rast ndodh gabim, të bën të besosh se ai mendon se e ka Xhiga në të vertetë.
E ndoshta ska faj…Tek e fundit, është një sektor që e ka mbuluar Haxhinasto dhe Monika. Vasili mbulon sektor tjetër…
/AlpeNews.al/