Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas dhunimit të gazetarit Bledi Kasmi, kryeredaktor i RD-së i cili përfundoi në spital me qepje në kokë për shkak të goditjeve.
Në një status në “Facebook”, Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama dhe thotë se është peng i frikës së tij.
“Kryeministri peng pa shërim i frikës së tij, sot pa fundin e tij.
Maskarenjtë e qeverisë gjakosën gazetarin Bledi Kasmi.
Ky është kryeministri i mbaruar dhe frikacak, që godet nga pas krahëve.
Ky është kryetari i maxhorancës së frikacakëve, që i merret fryma nga frikërat e natës dhe gjumit të prishur nga hesapet e hapura të drogës dhe haraçet e papaguara kriminelëve. Gjakun nuk do e shpëlajë dot nga duart kurrë”, shkruan Vasili.



