• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Petrit Vasili: Hapja e NEGOCIATAVE do ishte lajmi më i keq për…
Home
Shqipëri

Petrit Vasili: Hapja e NEGOCIATAVE do ishte lajmi më i keq për…

11 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Petrit Vasili thotë se hapja e negociatave do të ishte një lajm i keq duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, akuzon mazhorancën qeverisëse se po bën gjithçka që Shqipërisë të mos i hapen negociatat me BE-në dhe t’i pengohet integrimi.

Ndër të tjera Vasili shkruan:

“Hapja e negociatave do te ishte lajmi më i keq per kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje.

Maxhoranca po bën gjithshka, qe negociatat te mos hapen.
Shkaterrimi i dialogut politik nga maxhoranca si baze dhe premise politike thelbesore e procesit te integrimit eshte goditja themelore kunder hapjes se negociatave.

Kapja dhe shperfytyrimi i reformes ne drejtesi dhe vakumi i qellimshem ligjor deri ne eliminimin e gjykates kushtetuese dhe te larte jane momente kritike antiintegrim.

Thellimi i kriminalizimit te qeverisjes dhe rrembimi i saj nga trafikantet dhe oligarket,ka krijuar qartazi profilin e nje pushteti, qe e zhbën teresisht shtetin dhe e kthen ate ne zgjatim te krimit te organizuar, pra te nje qeverisje armike te integrimit dhe hapjes se negociatave.

E korruptuar deri ne palce dhe nje vegel ne duart e oligarkeve, qe rrembejne e ndajne me te qindra miliona euro, kjo qeveri moster s’ka asgje te perbashket as me standartet e qeverisjes, as ato politike dhe as ato morale te BE duke krijuar nje bindje te forte negative ndaj vendit tone ne Europen politike dhe duke shtuar shume e me shume pengesat per hapjen e negociatave.

E strukturuar qarte mbi nje filozofi antiintegrim, kjo qeveri ka bere gjithshka qe te ndertoje alibine antieuropiane, qe sheh nga lindja, pasi atje mendon se mund te akomodoje shume me lehte interesat e erreta dhe parate e pista, qe trafiqet, krimi dhe korrupsioni kane prodhuar.

I vetquajturi lobim i kryeministrit ishte thjesht nje tur provokativ,arrogant e irritues, qe i pengonte hapjen e negociatave dhe i hapte rrugen skenarit te erret prolindje.

Mbrojtja politike prej vitesh e inkriminimit te thelle te drejtimit politik te Ministrise se Brendeshme nga kryeministri dhe mbrojtja nga arrestimi i ish Ministrit te Brendeshem jane goditja me e rende qe procesi i integrimit ka marre ne vite.

Kryeministri dhe qeveria u vetperjashtuan qellimisht nga ky proces i integrimit europian
,ne funksion te strategjise se tyre qe sheh nga lindja duke u demostruar qarte si armiqte me te medhenj te hapjes ne negociatave.

Hapja e negociatave do te ishte vertet lajmi me i keq per qeverine pasi do t’ja veshtirësonte shume skenarin e saj pro lindje” nënvizon Vasili në Facebook.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPECIALE/ UEFA “shpërfill” dhe destinon vendimin e CAS-it sa i takon “çështjes Skënderbeu”
Previous article Afrona Dika dhe Blero nisin pushimet! Këngëtari publikon FOTO ku gjoksi i partneres duket sikur po "shpërthen"

F.autor

Postime të ngjashme

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT