Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të dërgohet për mjekim në Athinë. Lajmi bëhet me dije nga media greke ‘Protothema’, që shkruan se gjendja shëndetësore e Janullatosit, 95 vjeç, është rënduar por në kontroll. Prej datës 30 dhjetor, Janullatos është i shtruar në një spital privat.
Gjendja mediave greke, gjendja e Janullatos është në kontroll, por po dërgohet për kontrolle mjekësore pasi ka pësuar një hemorragji në stomak.
Për këtë arsye, u gjykua e domosdoshme transportimi i tij në Athinë, me një avion të Forcave Ajrore. Transportimin e tij do ta kryejë një ekip i posaçëm mjekësor i EKAV-it (Shërbimi Kombëtar i Ndihmës së Shpejtë në Greqi).
Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Ortodokse të Shqipërisë që prej vitit 1991.


