Historia e “peshqve të mëdhenj” është një histori qe bazohet tek kokat e krimit të cilët tronditën vendin tonë me veprat që kryen. “Peshqit e Mëdhenj” një fjalë e përdorur për herë të parë nga ish ambasadori amerikan Lu për kreminelët të cilët nuk arrestoheshin. Por peshqit e mëdhenj morën arratinë dhe u larguan për në vende ku uji është më i “ngrohtë” dhe i “pastër”, në vendet ku vajtën Peshqit e mëdhenj ngecën në grepat e policëve të shteteve si Hollanda apo Gjermani.
Alpenews.al risjell disa nga rastet e arrestimeve të kriminelëve në vendet e huaja. Nga Arbri i bananeve e deri te Arben Frroku.
1. Policia e Shtetit, në koodinim të plotë dhe intensiv të veprimeve me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane dy dite me pare kanë arritur të ndalojnë Enver Bajrin, 45-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar.
Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.
2. Arbër Çekaj, pronari i ngarkesës me banane ku u zbulua 613 kg kokainë, u arrestua ne Gjermani.
Ai është pronari i kompanisë Arbri Garden e cila ishte porositësja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda të cilit u kap sasia rekord e kokainës ndonjeherë në vendin tonë.
3. Arben Frroku, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj është arrestuar në Holandë.
4. Shkëlzen Hasanpapaj i arrestuar në Hollandë. Ky është i dyshuar si autori i atentatit ndaj fisit Çapja. Pritet dorëzimi i dokumentave për ekstradim në vendin tonë.
Sipas policisë Hasanpapaj dyshohet si autori i atentatit ndaj Florenc Çapjes në 6 maj të vitit të kaluar. Po kështu në këtë ngjarje u plagos miku i Çapjes, Bledar Muça, si dhe një punonjëse policie e cila ishte rastësisht aty.
/AlpeNews.al






