• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PESHQIT” E PARË/ Zbulohen 3 ish-spiunët e Sigurimit në kupolën e Policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

“PESHQIT” E PARË/ Zbulohen 3 ish-spiunët e Sigurimit në kupolën e Policisë

16 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Procesi i Vettingut kap “peshqit” e parë në kupolën e Policisë së Shtetit. Sipas dokumentave që disponojnë ekskluzivisht “Shqiptarja.com” dhe “Report TV” tre oficerë të madhorë të policisë rezultojnë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka gjetur me dosje tre oficerë të lartë që janë në poste drejtuese në Policinë e Shtetit.

Procesi i vetingut në radhët e Policisë së Shtetit ka pak kohë që ka filluar ku fillimisht po kontrollohen drejtuesit më të lartë. Në këtë proces ata vlerësohen për 3 komponentët, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektin professional. Pikërisht tek komponenti i pastërtisë së figurës një nga pikat kryesore është kontrolli i së kaluarës së oficerëve të policisë në lidhje me ish-regjimin komunist dhe më hollësisht me ish-Sigurimin e Shtetit. Sipas dokumenteve që disponojnë “Shqiptarja.com” dhe “Report TV” Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka përfunduar kontrollin për 55 oficerë që mbajnë poste drejtuese në Policinë e Shtetit nga të cilët kanë rezultuar me problem tre prej tyre. Oficerët G.Z., B.SH. dhe A.SH. kanë rezultuar si bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit. “Nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”, kjo ka qenë përgjigjia e njëjtë që është dhënë për këta tre oficerë të lartë nga ana e AIDSSH. Ndërsa për gjithë oficerët e tjerë AIDSSH është përgjigjur se: “Nuk figuron të ketë material në emër të tyre”.

Pas këtij konstatimi këta tre oficerë rrezikojnë përjashtimin nga radhët e policisë pasi në kriterin e pastërtisë së figurës dy janë pikat kryesore që ndikojnë në vlerësim negative ajo e lidhjeve me botën e krimit si dhe lidhjet me ish-Sigurimin e Shtetit para viteve 1990.

Duhet theksuar se këta janë vetëm 55 oficerët e parë në poste drejtuese që janë marrë në shqyrtim nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pasi priten në vazhdim të kontrollohen edhe shumë të tjerë, rreth 300 është numri I tyre.

Kujtojmë se vetingu në radhët e uniformave blu, i cili pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës, ka filluar me dosjet e para të drejtuesve më të lartë.

Ndërkaq, ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të përfundojë vettingu në radhët e policisë, përveç limit deri në qershorin e 2020 kur pritet të kenë përfunduar të gjitha shqyrtimet për dosjet e drejtuesve më të lartë. Ata që nuk do të kalojnë dot filtrat, shkarkohen për të mos u kthyer më në polici.

Tre ish-sigurimsat

Oficerët G.Z., B.SH. dhe A.SH. kanë rezultuar si bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit. “Nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”

55 oficerë

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka përfunduar kontrollin për 55 oficerë që mbajnë poste drejtuese në Polici nga të cilët kanë rezultuar me problem tre prej tyre

Tre kriteret

Janë tre kritere mbi të cilat do të bëhet kontrolli i njerëzve të rendit: ai i pasurisë, i figurës dhe aftësive profesionale, nëse oficerët dështojnë në një prej tyre largohen nga Policia
Përgjigjet e AIDSSH për oficerët që kishin lidhje me Sigurimin

Vendimi Nr.333 datë 24.05.2019

“Për zotin G.Z nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”

Vendimi Nr.335 datë 24.05.2019

“Për zotin B.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij”

Vendimi Nr.338 datë 24.05.2019

“Për zotin A.SH nga verifikime e kryera deri më tani figuron të ketë material në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në emër të tij

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROÇESI I VETTINGUT/ Drejtori i Përgjithshëm del i pastër nga AIDSSH
Previous article ZJARR NË NJË ZDRUKTHARI NË KONISPOL/ Flakët shkrumbojnë një magazinë e dy godina të tjera

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, pranga 57-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, pranga 57-vjeçarit (EMRI)

TRITOL NË SHTËPINË E VËLLAIT TË JULIAN BALLËE NË SHIJAK/ Dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, presidenti i klubit ‘Erzeni’ ende në kërkim nga SPAK Aktualitet

TRITOL NË SHTËPINË E VËLLAIT TË JULIAN BALLËE NË SHIJAK/ Dyshime për kërcënim! I përfshirë në organizatën e Çopjave, presidenti i klubit ‘Erzeni’ ende në kërkim nga SPAK

ATENTAT NË ELBASAN/ Plumba drejt një lokali, 3 të plagosur, mes tyre edhe kamerieri! Polici jashtë shërbimit ndoqi autorin Aktualitet

ATENTAT NË ELBASAN/ Plumba drejt një lokali, 3 të plagosur, mes tyre edhe kamerieri! Polici jashtë shërbimit ndoqi autorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT