• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PESHON MBI 13.5 KG/ Një copë Hëne në shitje për… 2.5 milionë dollarë
Home
Nderkombetare

PESHON MBI 13.5 KG/ Një copë Hëne në shitje për… 2.5 milionë dollarë

30 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Një nga meteoritet më të mëdha hënore në botë ka dalë në ankandin e Christie’s të enjten për 2 milionë paund (2.49 milionë dollarë).

Shkëmbi me origjinë hënore, me një peshë mbi 13.5 kg, mund të jetë shkëputur nga sateliti i Tokës si pasojë e një përplasjeje me një asteroid ose kometë dhe më ra në shkretëtirën e Saharasë.

I njohur si NWA 12691, mendohet se është pjesa e pestë më e madhe e Hënës e gjetur ndonjëherë në tokë. Gjithsej janë 650 kg shkëmb hënor që ka rënë nga Hëna.

“Përvoja e mbajtjes së një pjese të një bote tjetër në duart tua është diçka që nuk e harron kurrë,” tha James Hyslop, drejtues i departamentit të shkencës dhe historisë së natyrës në shtëpinë e ankandeve Christie’s.

“Është një pjesë e Hënës. Bëhet fjalë për një madhësi pak a shumë sa top futbolli”.

Si shumë meteoritë që janë zbuluar, copa u gjet në Sahara, pasi kishte udhëtuar 240 000 milje nga Hëna në Tokë.

Shkencëtarët janë siguruar për origjinën e shkëmbit pasi e krahasuan atë me mostrat shkëmbore të sjella nga misionet hapësinore Apollo që SHBA ka çuar në Hënë.

“Në vitet 1960 dhe 1970 programi Apollo solli me vete rreth 400 kilogramë shkëmb hënor dhe shkencëtarët kanë pasur mundësinë të analizojnë përbërjet kimike dhe izotope të atyre shkëmbinjve dhe kanë dalë në përfundimin se ato përputhen me meteoritë të caktuar,” tha Hyslop.

Meteoritet janë jashtëzakonisht të rrallë dhe vetëm rreth një në një mijë vijnë nga Hëna, duke e bërë këtë një objekt shumë të veçantë, shtoi ai.

Hëna e ka magjepsur njeriun që nga fillimet e historisë njerëzore. Ajo është parë si simbol i fuqisë, dashurisë, kohës dhe prosperitetit dhe është i vetmi satelit natyror i Tokës. Mendohet të jetë formuar 4.5 miliardë vjet më parë kur një trup me madhësi sa Marsi u përplas me Tokën. / Reuters /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREGULLAT E REJA PËR FUNDJAVËN/ Rama: Të shtunën dhe të dielën do dalin pensionistët dhe prindërit me fëmijë. Ja fashat e orarit
Previous article “SHKO NË PUNË TË NDIHMOSH PACIENTËT, POR...”/ Infermierja shqiptare në Itali rrëfen çfarë i tha vajza

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT