• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PESHKU I MADH”/ Zbardhet misteri. Si nisën hetimet zyrtare për Adriatik Llallën dhe çpërmban dosja sekrete e “vettingut”
Home
Breaking News

“PESHKU I MADH”/ Zbardhet misteri. Si nisën hetimet zyrtare për Adriatik Llallën dhe çpërmban dosja sekrete e “vettingut”

30 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ose e thënë ndryshe, shkalla e parë e vettingut, i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Durrësit plot dy javë më parë, dokumentat e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Lajmi u bë publik vetëm SOT, si për ta veshur edhe me një tjetër tis, “misterin” që e rrethoi këto ditë këtë çështje.

Ky njoftim përforcoi edhe më tepër lajmin, rreth kohës së saktë të nisjes zyrtare të hetimeve për ish Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë.

  • 15 MARS, në drekë

Njotimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit:

“Ju vëmë në dijeni se dosja e këtij subjekti, pas përfundimit të procedurave nga ana e KPK-së, i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 15 Mars 2018, pas kërkesës nga ana e këtij organi”.

KPK ka ndërprerë Vettingun për ish kreun e akuzës, pas dorëheqjes. Prokuroria e Durrësit me drejtuese znj. Donika Prela, ka nisur hetimet për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ai do të hetohet për veprën penale të pastrimit të parave.

Dosja sekrete e “vettingut” që iu vu në dispozicion të hetuesve përmban:

Deklaratat e pasurisë së Adriatik Llallës të bëra ndër vite, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

Gjithashtu kartelat e pasurive të paluajtshme që ai ka deklaruar në Hipoteka dhe të gjitha transaksionet që janë kryer me këto pasuri.

  • 15 MARS, ora 21.00

Intervista e Kryeprokurores ARTA MARKU:

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ishte e ftuar në emisionin e Sokol Ballës në “Vizion+” tha:

PYETJE: A keni opinion per ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Arta Marku: Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.

Ndaj zotit Llalla kemi nje situate te paprecedente, iu revokua viza deri te vendimi i DASH, me motivacion qe na shokoi te gjitheve per perfshirjen e tij ne afera te renda korruptive, ju si u ndiete?

Jam ndierë shumë keq, siç është ndierë, apo siç duhej të ndihej çdo zyrtar, aq më tepër për paraardhësin tim.

Nëse do hapte prokuroria një hetim, apo heton prokuroria ish drejtuesin e saj?

Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar çdo zyrtar, edhe për rastin konkret.

Çfarë po bëni ju, ka një veprim konkret?

Le të themi që Prokuroria ka marrë përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, për më tepër nuk mund të flas për këtë çështje.

  • 16 MARS, ora 12.00:

“Alpenews.al” bën për herë të parë publike lajmin:

 

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Adriatik Llalla është nga sot nën hetim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal të Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet për “Alpenews.al” nga burime të sigurta, të cilat japin edhe detaje rreth këtij zhvillimi kaq të bujshëm.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga një grup prokurorësht të caktuar nga Prokuroria e Përgjithshme, me asistencën direkte të partnerëve tanë ndërkombëtar.

Hetimet janë fokusuar tek zbardhja e të gjitha pasurive të deklaruara ose jo nga ana e z. Llalla, mbi aferat dhe skandalet e pronave të bëra publike kohët e fundit nga mediat, tek jeta superluksoze e familjes Llalla, nga hetimi i bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë e vettingut një proces i ndërprerë pak kohë më parë me kërkesë të ish Kryeprokurorit.

Nga ana tjetër, i është kërkuar ndihmë Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat po sjellin provat dhe faktet e tyre kundër Llallë, me anë të të cilave morën edhe vendimin për ti ndaluar hyrjen në SHBA katër pjestarëve të familjes Llalla.

Mësohet se çështja do ti kalojë pas kësaj për hetim JO Prokurorisë së Tiranës ku z. Llalla ka ende ndikim dhe konflikt interesi për shkak të emërimeve nepotike dhe korruptive që besohet se ka bërë kur ishte në detyrë dhe as Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sipas ligjit, çështja pritet ti kalojë për juridiksion prokurorisë së qarkut më të afërt me atë ku ka punuar z. Llalla, që në këtë rast janë ato të Durrësit ose të Prokurorisë së Elbasanit.

Eshtë hera e parë në historinë e Shqipërisë që një ish Prokuror i Përgjithshëm vihet nën hetim për akuzën e rëndë të pastrimit të parave të pista, një akuzë pothuajse e paralajmëruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit kur e motivoi futjen e familjes Llalla në listën e saj të zezë me përfshirjen në raste të mëdha korrupsioni të ish Kryeprokurorit, gjatë kohës që ka qenë në këtë detyrë.

Përgatiti: Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Poshtë dyshekut, në dollape, shihni bizhuteritë e shtrenjta që iu gjetën skifterave shqiptarë
Previous article Gattuso dhe Milani i së ardhmes: këtu nis pika e ndërtimit

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT