• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PESHKATARËT” I BËNË GJËMËN/ Shfryhet operacioni i bllokimit të naftës së Lul Berishës. Çështja shkon në Durrës për “Fshehje të ardhurash”
Home
Breaking News

“PESHKATARËT” I BËNË GJËMËN/ Shfryhet operacioni i bllokimit të naftës së Lul Berishës. Çështja shkon në Durrës për “Fshehje të ardhurash”

27 May, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sekuestrimi nga OFL-ja, i 1.2 milion litra naftë në një nga depozitat e portit të Durrësit, rezulton se ka ardhur si pasojë e konflikteve që aksionerët e kompanisë “Rajan 2007”, kanë pasur me pronarët e peshkarexhave dhe një shitësi të madh nafte në Shqipëri.

Në këtë kompani, ku aksioner me 40% të aksioneve është dhe Lulzim Berisha, sherri ka hyrë pasi nafta e grumbulluar në port, u shitej pronarëve të peshkarexhave me çmim më të larta, sa ishte përcaktuar nga tregu. Në muajin mars dhe prill, kur çmimi i naftës në Shqipëri kishte pësuar një ulje të ndjeshme, Lulzim Berisha, vijonte të tregtonte naftën tek pronarët e peshkarexhave që ndodhen në portin e Durrësit,me një çmim më të lartë në raport me çmimin e tregut. Në këtë biznes që menaxhohet nga Lulzim Berisha, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi, qëndron nga pas dhe një shitës i madh nafte në Shqipëri.

Në pamundësi ekonomike për të blerë naftën që tregton kompania e Lulzim Berishës, peshkatarët kanë raportuar situatën në polici, duke bërë që çështjen ta marrë për trajtim Operacioni “Forca e Ligjit”. Në një deklaratë për median në datën 5 maj 2020, OFL-ja njoftoi se kishte bllokuar 1.2 milion litra naftë dhe kishte çuar dosjen hetimore në prokurorinë e posaçme SPAK në Tiranë. Por në fakt, kjo çështje ka kaluar po atë ditë të konferencës në prokurorinë e Durrësit, ku një prokuror i këtij institucioni ka vlerësuar dokumentacion dhe ka vendosur që malli të mbahen në masën e sekuestros. Ndërkohë hetimet për këtë çështje ndaj Lulzim Berishës, motrës së tij, Luljeta Berisha dhe aksioneres tjetër Enkelejda Shoshi, kanë nisur për veprën penale të “Fshehjes së të ardhura”. Vendimi për sekuestrimin e 1.2 milion litra naftë në portin e Durrësit është ankimuar në gjykatë nga tre aksionerët e kompanisë “Rajan 2007”.

Pritet që brenda kësaj jave gjykata e Durrësit të marë vendimin për lirimin ose jo të sasisë së naftës. Ndërkohë prokuroria e Durrësit, ka kërkuar informacion dhe bashkëpunim nga Drejtoria e Tatimeve për të mësuar rreth pasqyrave financiare të deklaruara nga subjekti “Rajan 2007”. Ndërkohë, kjo kompani tashmë është duke zhvilluar betejën ligjore në gjykatën administrative,me qëllim marjen e licencave. Kompania “Rajan 2007”, ka pasur tre licenca koperimi në transportin e naftës, ku njëra ishte për subjektin “Rajan 2007” dhe dy licenca për transportimin e naftës për dy kamionët me targë AA 550 YN dhe “Daimler Chrysler” me targe AA 551 YI. Megjithëse Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit, i është revokuar në 13 shkurt 2020, licenca për transportimin e naftës në drejtim të anijeve në port, ata kanë vepruar dhe kanë vijuar punën me licencat e dy kamionëve, që kompania zotëron.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMENDEN SERBËT/ Vuçiç pranon në mënyrë indirekte Kosovën e pavarur dhe të shkëputur nga Serbia
Previous article U MARTUA NË MOSHË TË THYER ME VAJZËN 50-VJET MË TË RE/ Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni merr masa ndaj kryemyftiut

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT