• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pesë sinjale që jemi shumë më inteligjentë se të tjerët
Home
Jetë

Pesë sinjale që jemi shumë më inteligjentë se të tjerët

4 March, 2018 luljetaautor Jetë

Shumica prej jush nuk jeni të vetëdijshëm për mençurinë tuaj, andaj edhe nuk e shfrytëzoni në mënyrën e drejtë. Është koha që të bindeni…

Kur flitet mbi inteligjencën, njerëzve u shkon mendja menjëherë te IQ-ja. Hulumtimet afatgjata kanë konstatuar që koeficienti i inteligjencës formohet në fëmijërinë e hershme.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja gjë e cila vërtet përcakton mençurinë tuaj dhe që ndikon në suksesin tuaj.

Shumica prej jush pikërisht nuk jeni të vetëdijshëm se sa jeni të mençur dhe shpesh mençurinë nuk e përdorni në mënyrën e drejtë.

Hulumtimet shkencore zbulojnë edhe disa tregues të inteligjencës suaj, për të cilën me siguri nuk jeni të vetëdijshëm.

Jeni anksiozë
Shumë kërkime kanë treguar se njerëzit që kanë frikë e shqetësohen, janë shpesh më të zgjuar se të tjerët, e në fakt ata dalin më mirë në testet e inteligjencës.

Jeni argëtues
Në një studim të “University of New Mexico” në SHBA, shkencëtarët i bënë testin e inteligjencës 400 studentëve dhe i thanë atyre më pas të krijonin tekste për një film vizatimor. Rezultati ishte se: pjesëmarrësit më inteligjentë, kishin shkruar tekstet më humoristike.

Herët keni filluar të lexoni
Kërkuesit në Universitetin e Edinburgut në Skoci dhe të “King’s College” në Londër, kanë marrë në shqyrtim të dhënat e 2000 çifteve binjake. Rezultati: Binjaku që kishte mësuar të lexonte i pari, më vonë do të shfaqte rezultate më të mira në testet e inteligjencës.

Jeni mëngjarash

Ndërsa të qenët mëngjarash lidhej dikur me kriminalitetin, studimet e fundit e lidhin atë me një lloj mendimi divergjent, një formë e krijimtarisë ku dikush zbulon ide të reja aty për aty. Ndoshta kjo është arsyeja përse mëngjarashët janë shumë të pranishëm në arkitekturë dhe muzikë.

Keni marrë mësime muzike
Një studim i vitit 2004 zbuloi se zhvillimi mendor te gjashtëvjeçarët që kishin marrë nëntë muaj mësime pianoje, kishte një rritje të inteligjencës krahasuar me fëmijët që kishin marrë leksione aktrimi apo nuk kishin marrë mësime. Një studim i vitit 2013 provoi se fëmijët me arritjet më të larta ishin ata që kishin marrë mësime muzike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Opsioni i fshehtë i Facebook-ut: Kur ta mësoni do ta përdorni çdo ditë
Previous article Si ta tejkaloni gripin në kushte shtëpie

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT