• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PESË RESPIRATORË TË RINJ TE “SHEFQET NDROQI”/ Manastirliu lidhet me stafin e COVID 2: Rrisim kapacitetet
Home
Sociale

PESË RESPIRATORË TË RINJ TE “SHEFQET NDROQI”/ Manastirliu lidhet me stafin e COVID 2: Rrisim kapacitetet

2 April, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë komunikon drejtpërdrejt me mjekët dhe infermierët e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”: Ju mbështesimTiranë, 2 Prill – Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, financim i qeverisë shqiptare për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.
“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me rradhë, sipas porosive”, u shpreh Manastirliu.
Dr. Alma Cami, shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe stafi i mjekëve dhe infermierëve vlerësuan mbështetjen e Ministrisë për shtimin e respiratorëve.
“Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje nga ana juaj do të jetë në shpëtim të jetës së qytetarëve dhe në shërimin e tyre natyrisht. Ne do të jemi suporti i spitalit infektiv, të cilët janë të parët dhe kanë dhënë kontribut maksimal. Ne jemi mbështetje sekondare për zgjidhjen e rasteve që do të vinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh dr. Cami nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19, e cila ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Ylli i Tottenham përfundon ushtar në kohë koronavirusi, ja emri
Previous article U SHËRUA NGA KORONAVIRUSI/ Princi Charles rrëfen përvojën e tij: E çuditshme, shqetësuese të jesh larg familjes

k.autor

Postime të ngjashme

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE Breaking News

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI) Aktualitet

PLAGOSJA E 22-VJEÇARIT NË FUSHË-KRUJË/ Arrestohet autori! I gjendet edhe thika me të cilën kreu krimin (EMRI)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT