Opozita zhvilloi protestën e paralajmëruar në bulevardin dëshmorët e kombit, e cila zgjati për 5 orë.
Disa mijëra qytetarë u mblodhën përpara kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë.
Në mesditë protestës i’u bashkuan edhe liderët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të shoqëruar edhe nga aleatët. Sikundër kishin paralajmëruar, ata nuk mbajtën fjalime politike, pasi sipas tyre kjo ishte një protestë e qytetarëve.
Por në këtë tubim nuk munguan edhe incidentet.
Fillimisht një grup protestuesish i vunë flakën një pankarte që mbanin në duar, ku kërkohej largimi i Edi Ramës.
Kaq ka mjaftuar që disa prej tyre, kryesisht të rinj pasi çanë kordonin e policisë dhe hipën mbi skelën mbrojtëse.
Te tjeret me mjete te forta thyen xhamin e derës kryesore ndersa hodhën tyemuese dhe bomba molotov.
Policia e gjendur brenda në katin e parë të Kryeministrisë është kundërpërgjigjur duke lëshuar ujë drejt protestuesve të dhunshëm.
Për të shpërndarë protestuesit dhunues forcat e Gardës së Republikës të vendosura mbi godinën e kryeministrisë kanë hedhur gaz lotsjellës.
Pas gazit lotsjellës protestuesit nuk kanë mundur të rezistojnë dhe janë larguar.
Turma eshte rikthyer disa here ne shkallet e kryeministrise duke tentuar hyrjne ne ambjentet e brendshme.
Nderkohe eshte demtuar edhe instalacioni i kerpudhes, veper e nje artisti te huaj.
Për gjatë gjithë kohës kreu i PD Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI , Monika Kryemadhi kanë qëndruar në krah të protestuesve por pa i ndaluar ata në aktet e dhunës.
Madje ata hodhën edhe akuza ndaj policë për provokime.
Në përfundim, teksa edhe protestuesit u rralluan në numër, lideri demokrat Lulzim Basha njoftoi mbylljen e protestës, por i paralajmëroi se tubimi i radhës do të jetë ditën e entje para parlementit.(Vizion Plus)
Dhunë , shishe molotov e të plagosur . Gjithçka nga sulmi drejt kryeministrisë.
Dhunë , shishe molotov e të plagosur . Gjithçka nga sulmi drejt kryeministrisë.
Gepostet von VIZION PLUS am Samstag, 16. Februar 2019