• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PESË ngjarje që mund t’ju kenë shpëtuar këtë javë për shkak të COVID-19
Home
Nderkombetare

PESË ngjarje që mund t’ju kenë shpëtuar këtë javë për shkak të COVID-19

19 April, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Edhe këtë javë, nëpër media kryesonin lajmet për COVID-19, teksa pandemia i kaloi 2.1 milionë të prekur në mbarë botën.

Por edhe pse pandemia ka pushtuar lajmet kryesore, bota nuk ka ndaluar krejtësisht.

Më poshtë ngjarjet që mund t’ju kenë shpëtuar:

Deputetët polakë shtyjnë projektligjin e që ngjalli polemika mbi abortin dhe lëndën e edukatës seksuale

Të enjten, parlamenti polak votoi për të shtyrë dy projektligje, të cilat nëse miratohen, do ta kufizonin dhe më tej të drejtën e abortit dhe do të ndalonin lëndën e edukimit seksual nëpër shkolla.

Grupet që janë në favor të abortit e lavdëruan vendimin e parlamentit, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut e cilësuan si një hap pas duke theksuar se nuk kishin mundur ta protestonin projektligjin për shkak të kufizimeve në lëvizje nga coronavirus.

Zjarret në pyjet pranë reaktorit bërthamor të Çernobilit janë nën kontroll, thonë autoritetet ukrainase.

Një zjarri nisi të përhapej në pyjet përreth Çernobilit më 4 prill, pasi banorët e zonës po përpiqeshin të digjnin mbeturinat.

Skuadra e zjarrfikësve ia doli të kontrollojë flakët e para, por zjarre të tjera u shfaqën gjatë së enjtes duke u përhapur edhe më shumë për shkak të erërave të forta.

Autoritetet këmbëngulin se zjarri nuk përbën rrezik për mbetjet radioaktive pranë Çernobilit, por kanë këshilluar banorët e Kievit që të pinë sasi të mëdha uji dhe të mbulojnë dritaret me copa të lagura.

cernobil

Ryanair renditet bashkë me fabrikat e qymyrit për ndotjen më të lartë në Europë

Kompania ajrore Ryanair u rendit në vend të shtatë për ndotje në Europë sipas të dhënave nga një agjenci europiane për matjen e emetimeve të publikuara, pasi kompania irlandeze kishte rritur prej afro 6 për qind emetimet e karbonit brenda Europës gjatë vitit të shkuar.

“Qeveritë duhet të mbështesin punonjësit e aviacionit gjatë kësaj krize, por emetimet e karbonit do të rriten sërish nëse kompanitë nuk fillojnë të përshtaten me teknologji të gjelbra” tha organizata joqeveritare Transporti dhe Mjedisi.

airplane 744876 1920

Përvjetori i zjarrit në Katedralen e Notre Damit

Më 15 prill 2019, një zjarr dëmtoi rëndë Katedralen e Notre Damit në Paris, duke djegur kupolën dhe një pjesë të çatisë dhe duke lënë miliona shikues përreth botës të tronditur.

Restaurimi i veprës ikonë të artit gotik është pezulluar për shkak të pandemisë coronavirus.

Notre Dame

Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare legjenda e garave me makina Stirling Moss

Stirling Moss konsiderohej si një ndër pilotët më të mirë të “Formula Uno” por që nuk ia doli kurrë të fitojë një kampionat botëror.

“Nëse nuk po përpiqesh të fitosh me çdo kusht, atëherë çfarë je duke bërë këtu?” thonte dikur Moss.

Karriera e tij u mbyll në moshën 31-vjeçare pas një aksidenti të rëndë që e la në koma për një muaj në prill të 1962.

Stirling Moss

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ”NJË DHURATË E BUKUR”/ Rama uron besimtarët ortodoksë me VIDEON e veçantë nga Parisi
Previous article HOROSKOPI/ 19 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT