• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PESË MIJË EURO DREJT GJERMANISË DHE ITALISË/ Si e pësoi “koka e grupit” kur…
Home
Breaking News

PESË MIJË EURO DREJT GJERMANISË DHE ITALISË/ Si e pësoi “koka e grupit” kur…

21 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Me pagesa nga tre mijë deri në pesë mijë euro për të shkuar në Itali, Austri, Slloveni apo në Gjermani e në vende më të largëta shifrat janë më të mëdha.

Policia italiane ka goditur një grup që merrej me kontrabandimin e emigrantëve, i përqendruar në Carpi.

Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Bolonjës, karabinierët në Carpi arrestuan shtatë persona, të akuzuar për hyrjen dhe transportin ilegal të emigrantëve të huaj në territorin italian dhe në pjesë të tjera të Evropës.

Mbi 40 karabinierë u angazhuan në operacionin e zhvilluar sot në mëngjes, ndërsa në operacion u përfshinë edhe helikopterët.

“La Republika” shkruan se emigrantët pasi hynin në Greqi, mblidheshin pranë pikës së kalimit kufitar të Kakavijës për të udhëtuar më pas në drejtim të Igumenicës, pranë kufirit me Shqipërinë.

Një nga udhëtimet e ardhshme të planifikuara ishte transporti i rreth 30 emigrantëve me një anije peshkimi ankoruar në Trebisacce (Cosenza).

Grupi

Katër italianë dhe dy turq, kanë organizuar së paku një duzinë udhëtimesh, duke sjellë një numër të madh emigrantësh në vendet e BE-së duke nisur nga muaji gusht i vitit të shkuar, muaj me të cilën filluan hetimet e deri në muajin shkurt të këtij viti.

Midis të arrestuarve është një 45 vjeçar italian, pronar i një bari në Carpi, i konsideruar si një nga krerët dhe një nga organizatorët e trafikut nga Turqia në Greqi e më pas në Itali nëpërmjet brigjeve të Adriatikut.

Pjesë e rëndësishme e grupit ishte edhe një 39 vjeçar turk, promotor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i fitimeve të paligjshme. Ky i fundit kishte detyrën e rekrutimit të njerëzve për t’u transportuar, duke u dhënë udhëzime shoferëve dhe personave shoqërues për udhëtime, mbledhjen e parave, vendosjen e tarifave për personat e transportuar, pajisjen e emigrantëve me dokumente të rreme, etj.

Media të tjera italiane shkruajnë se midis të arrestuarve është edhe një shqiptar.

Gjatë kontrollit këtë mëngjes, gjysmë kilogram kokainë dhe një armë u kap në posedim të njërit prej të arrestuarve.

IMG-20190321-WA0010-2IMG-20190321-WA0006-2

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË KUNDËRSHTIM I RI? Macron: Do të kemi një "Brexit" pa marrëveshje
Previous article "ME TY KOSOVË NË ÇDO PËRBALLJE"/ Çifti kryeministror në stadium duke bërë tifo

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Studentët dhe pedagogët nuk ndalen, vijojnë thirrjet kundër Ramës nga Bulevardi: Pa rini nuk ka Shqipëri Aktualitet

PROTESTA/ Studentët dhe pedagogët nuk ndalen, vijojnë thirrjet kundër Ramës nga Bulevardi: Pa rini nuk ka Shqipëri

NËN HETIME PËR ABUZIME ME TENDERAT/ Balluku shkon në SPAK. I njoftohet zgjatja e hetimeve deri më… Aktualitet

NËN HETIME PËR ABUZIME ME TENDERAT/ Balluku shkon në SPAK. I njoftohet zgjatja e hetimeve deri më…

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT