• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PERSONAT E SHPALLUR “NON GRATA”/ Kreu i SPAK: Të vendosur që ta çojmë ndjekjen penale deri në fund. Pritshmëritë janë të larta
Home
Breaking News

PERSONAT E SHPALLUR “NON GRATA”/ Kreu i SPAK: Të vendosur që ta çojmë ndjekjen penale deri në fund. Pritshmëritë janë të larta

14 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kreu i SPAK, Arben Kraja gjatë raportimit në Parlament u pyet nëse do të ketë një hetim në Shqipëri për personat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur “non grata”. Sipas Krajës, çdo person do të hetohet dhe do të çohet për ndjekje penale, por nëse ka indicie dhe materiale që provojnë akuza.

“Në lidhje me listën e shpallur nga SHBA, lista është një proces që ndodh në SHBA. Ne jemi në Shqipëri kemi procedura dhe parashikimet tona si fillohet një procedim penal dhe si arrihet para gjykatës. Ajo që unë ju garantoj është se çfarëdo indicie apo material që do vijë në raport me këdo shtetas të Shqipërisë, ne jemi të vendosur që ta cojmë ndjekjen penale deri në fund. Çfarëdo që të vijë”, tha Kraja.

Ndërkohë i pyetur se a do të ketë procedim për ata që quhen “peshq”, të lidhur me politikën Kraja u shpreh: “Ne kemi filluar aktivitetin dhe janë të dhëna konkrete, janë dënuar persona, janë ngritur akuza dhe për herë të parë është aplikuar edhe vepra për pastrim produktesh. Ne bashkëpunojmë më të gjitha strukturat, me policinë dhe me faktorin ndërkombëtar. Kjo e fundit është në disa aspekte. Në aspektin e vendosjes së shkëmbimit të informacioneve. Kjo është procedurale, por realizohet edhe me anë të marrëdhënieve reciproke. Rezultate ka pasur, por varet nga ajo që quan rezultat dikush apo dikush tjetër. Pritshmëritë janë të larta. Por ne jemi të vendosur për të hetuar çdo rast deri në fund pa asnjë tërheqje duke mbledhur provat.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROVIMI I MATEMATIKËS/ Kushi jep LAJMIN: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë
Previous article "ERIKSEN U RIKTHYE NË JETË SEPSE..."/ Brataj: Kam patur telefonata nga presidentë klubesh dhe…

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT