• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PERSONA TË ARMATOSUR NË SHKOLLË”/ Drejtoria Arsimore nxjerr bllof Berishën: Ja e vërteta
Home
Politikë

“PERSONA TË ARMATOSUR NË SHKOLLË”/ Drejtoria Arsimore nxjerr bllof Berishën: Ja e vërteta

17 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha mesditën e sotme ka denoncuar se persona të aramtosur janë futur në shkollën “Ali Agjah” në Elbasan ditën e premte duke terrorizuar nxënësit, ndërsa ka akuzuar policinë se ka fshehur ngjarjen, që e cilëson si skandal.

Denoncimi i plotë i Sali Berishës
Persona te armatosur futen terrorizojne nxenesit ne Shkollen Ali Agjah ne Elbasan! Policia fsheh krimin, skandalin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. /Pershendetje z.Berisha.Dua te denoncoj nje rast alarmant por qe nuk e tregojne e mbajne fshehur. Diten e premte ne shkollen Ali Agjah ne Elbasan,ne ambjentet e shkolles ka hyre nje person mashkull i dehur dhe me arme ne dore dhe ka terrorizuar femijet.Nga burime te brendshme thone se me pas eshte konfliktuar Klajdi mesuesi i fiskultures me kete person,duke i hequr armen nga dora dhe duke e nxjerre jashte.Policia nuk jep asnje detaj.Dera e shkolles ka qe dje qe nuk hapet me as prinderit nuk i lejojne te hyjne me pas ketij rasti.Nderkohe jane paguar leket nga prinderit qe ne fillim te vitit shkollor per rojen e shkolles por qe roje nuk ka.Se ku kane shkuar keto leke nuk e dijme,por tani po e marrim vesh pas ketij rasti.Asnje nga mesueset nuk tregon asgje,pasi kane urdher te mos hapin goje nga drejtoresha e shkolles.Jemi ne panik per sigurine e jetes se femijeve.Ju lutem publikojeni se cfare mostrash vendosin ne krye te shkolles qe mundohen te fshehin raste te tilla me rrezik jete te femijeve.Anonim ju lutem pasi na cenojne tek femijet.

Por menjëherë pas mesazhit denoncues të publikuar nga Berisha ka reaguar Drejtoria Arsimore Rajonale në Elbasan duke sqaruar se si qëndron e vërteta e ngjarjes sipas saj. Drejtori Alqi Çabiri thekson se nuk bëhet fjalë për persona të armatosur, por për një 50-vjeçar që është futur në oborr dhe më pas në tualetin e vajzave me pretendimin për nevoja personale. Pasi është konstatuar, sipas tij nxënësit e kanë nxjerrë jashtë dhe kanë njoftuar policinë.

Deklarata e plotë e DAR-it Elbasan
Më datë  12.04.2019 nga ora 10.48 deri 10.56 në ambjentet e shkollës  “ Ali Agjah” ; në oborrin e shkollës e më pas në koridor dhe më pas në tualetet e vajzave dhe të personelit është futur një person i panjohur,mashkull rreth të 50-tave.Personi nuk ka lidhje me shkollën dhe pretendon që ka hyrë në tualete për nevoja personale.

Në orën 10.48 personi ka hyrë në oborrin e shkollës nga dera kryesore nga ana e shkollës “ Onufri” , është drejtuar për në oborrin anësor majtas dhe në orën 10.50 ka hyrë në korridorin e shkollës dhe është drejtuar drejt  tualeteve të katit të parë i cili është për vajza ,nxënës të fillores dhe personelin. Nxënësit  njoftuan menjëherë punonjësen e shërbimit dhe drejtorinë e shkollës.

Drejtoresha e shkollës dhe mësuesit e edukimit  fizik e bllokuan personin ,i kërkuan informacion.Morën në telefon në numrin  129 Policinë e Shtetit nga ora 10.51.Pas debateve ,personin e nxorrën jashtë shkollës dhe njoftuan oficerin e shërbimit inspektorin e zones(SPZ) .Punonjësit e policisë morën informacionet e nevojshme dhe vëzhguan kamerat e sigurise ,iu bë foto personit .Policia e shtetit do të vazhdojë procedurat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREZANTIMI I EDY REJAS/ Trajneri i ri i Kombëtares: Kontrata ime është deri në nëntor, më pas...
Previous article DEPUTETËT E RINJ/ PD gati për të regjistruar grupin e ri parlamentar, zbulohen emrat e kryetarit dhe nënkryetarit

F.autor

Postime të ngjashme

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT