Sezoni veror i këtij vite ka nisur ndryshe nga herët e tjera me një kryefjalë: Faturat e jugut. Kemi parë çudira nga më të ndryshmet, si pershembull një omëletë 9 mijë lekë, apo një briosh 6 mijë lekë.
E siç duket, pushuesit nuk kanë ndermend të ndalen në dy aspekte: As të shkojnë aty sepse vijojnë ta bëjnë, por as t’i lënë pa “fëlliqur” nëpër rrjete sociale duke i postuar emrat e lokaleve dhe vendin.
Ju pershendesim me faturën e fundit nga Llamani e ju urojmë t’ju ketë bërë mirë.
/AlpeNews.al