• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSHALLËZOHEN TENSIONET SHBA-KINË/ Trump nënshkruan urdhrin që ndalon…
Home
Nderkombetare

PËRSHALLËZOHEN TENSIONET SHBA-KINË/ Trump nënshkruan urdhrin që ndalon…

6 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh ndalimin e transaksioneve me disa aplikacione kineze.

Masa mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, përpara tranzicionit të pushtetit te administrata e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Trump e nënshkroi urdhrin më 5 janar. Ai e caktoi Departamentin e Tregtisë të përcaktojë se cilat transaksione do të ndalohen. Masa shënjestron aplikacionet: WeChat Pay të Tencent si dhe Alipay të Ant Group dhe gjashtë aplikacione të tjera.

Në urdhër citohen shqetësime në lidhje me aplikacionet që mbledhin informacione personale dhe financiare të amerikanëve dhe ia kalojnë ato qeverisë komuniste të Kinës.

Urdhri do të hyjë në fuqi gati një muaj pasi presidenti i zgjedhur Joe Biden të inagurohet si presidenti i ardhshëm, kështu që fati i kësaj mase është i paqartë.

Alipay është një portofol digjital i përdorur gjerësisht që i përket miliarderit të tregtisë elektronike dhe themeluesit të Grupit Ant, Jack Ma. WeChat Pay është një shërbim rival i operuar nga gjigandi i teknologjisë Tencent.

Aplikacionet tjera që përshihen në ndalesë janë: CamScanner, QQ Wallet, SHAREit, Tencent QQ, VMate dhe WPS Office.

Urdhri ekzekutiv thotë se duke hyrë në pajisjet personale elektronike si telefonat e mençur, tabletë dhe kompjutera, “aplikacionet kineze të lidhura me programet mund të kenë qasje dhe të marrin informacione të përdoruesit, duke përfshirë informacione të ndjeshme personale”.

Vitin e kaluar presidenti Trump nënshkroi dy urdhra të tjerë si një përpjekje për të frenuar përdorimin e aplikacioneve kineze në Shtetet e Bashkuara.

Në gusht ai ndaloi marrëdhëniet me aplikacionin e njohur të videos – TikTok si dhe aplikacionin kryesor të mesazheve WeChat. Ndalimet janë subjekt i shyqrtimit në gjykatë, duke lënë të paqartë fatin e atyre aplikacioneve në tregun amerikan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPASTRIMET TE SKËNDËRBEU/ Ahmataj u vë “kryqin” 3 lojtarëve
Previous article MAKINA IU QËLLUA ME ARMË ZJARRI/ 25 vjeçari nga Lezha 3 vite më parë i ndalur për një aksident ku vdiqën 2 persona

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT