Në Drejtorinë e Shëndetit Publik është përfshirë nga flakët kati i dytë, pasi punonjësit kishin harruar ndezur ngrohësen poshtë tavolinës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 15:30 minuta. Nga zjarri i shkaktuar nga pakujdesia ka dëme të mëdha materiale.
Nga shpërthimi i flakëve është rrezikuar jeta e punonjësve, por ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka evituar pasojat e zjarrit te punonjësit.


