• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përse shkencëtari i madh Stefan Hawking s’e ka marrë Çmimin Nobel?
Home
Teknologji

Përse shkencëtari i madh Stefan Hawking s’e ka marrë Çmimin Nobel?

24 March, 2018 k.autor Teknologji

Prej disa vjetësh ka pasur shumë shkrime që përpiqeshin të jepnin arsyet përse, njëri nga shkencëtarët më me ndikim në shekullin tonë, Stefan Hawking, nuk ka mundur të nderohet me Cmimin Nobel? Këto shkrime janë shumëfishuar me rastin e vdekjes së tij. Shumë njerëz janë cuditur sesi ka mundësi që një shkencëtar kaq i madh, në një gjendje shëndetësore tepër të veçantë, nuk ka mundur të fitojë Çmimin Nobel? Arsyet e dhëna në median ndërkombëtare janë të larmishme.

Zbulimi i tij teorik nuk është provuar eksperimentalisht

Stefan Hawking ka dhënë kontributin e tij kryesor në cështjen e “vrimave të zeza”. Ai ka arritur në përfundimin se “vrimat e zeza” nuk janë plotësisht të “zeza” dhe nuk mbetet të tilla gjatë të gjithë jetës sepse “emetojnë valë”.

Teorikisht Hawking ka treguar se këto “valë” ekzistojnë dhe kjo është arsyeja që ato janë pagëzuar “valët Hawking”. Por ky zbulim teorik nuk ka mjaftuar për ti atribuar Çmimin Nobel. Sepse për të fituar Çmimin Nobel, thuhet se do të duhej të provohej përmes eksperimentit “ekzistenca e këtyre valëve”. Por një eksperiment i tillë nuk është ngritur. Për shkak të kostos shumë të lartë? Për shkak se duhet një kohë shumë e gjatë për të ngritur këtë eksperiment? Apo për arsye të tjera? Është fakt që ende nuk është provuar ekzistenca e “valëve Hawking” përmes eksperimentit. Nga ana tjetër edhe në rastin e teoricienëve të tjerë të mëdhenj Çmimi Nobel është akorduar vetëm pasi zbulimi i tyre është provuar përmes ekspermentit. Hawking po ashtu e ka të pamundur të fitojë Çmimin Nobël edhe nëse pas disa vitesh eksperimenti e provon zbulimin e tij. Sepse Çmimi Nobel nuk jepet pas vdekjes, veçse nëse ndryshojnë rregullat e dhënies së tij.

Hawking s’është i vetmi personazh i famshëm “i harruar” nga Nobeli

Disa analistë të tjerë japin edhe shembuj të tjerë figurash të rëndësishme “të harruara” nga donatorët e Çmimit Nobel. Për shëmbull, Gandi nuk e ka fituar Çmimin Nobël, ndërkohë që kanë qenë kandidatë potencial Hitleri apo Musolini. Sipas tyre, është e vështirë të kuptohet se çfarë ndodh në “kuzhinën Nobel” ku një rol të konsiderueshëm kanë lobistët. Për më tepër që Hawking njihej si një person që nuk e “rrezervohej” për gjëra për të cilat ishte i bindur se ishin të drejta. Për shëmbull lidhur me shprehjen e Anshtajnit “Zoti nuk luan me zara”, Hawking ka thënë se “Jo vetëm Zoti nuk luan me zara, por i shpesh i hedh ato ku aksuh nuk mund ti shikojë”.

Hawking ka qënë anti-konformist

Hawking është shfaqur në disa raste anti-konformist, cilësi të cilën disa analistë e konsiderojnë si një veti që mund ti ketë kushtuar ndoshta fitimin e Çmimit Nobel.

Për shëmbull, në një konferencë të vitit 2011, Hawking mbështet idenë se “filozofia ka vdekur” sepse “filozofët nuk janë më në gjendje të ndjekin zhvillimet modern të shkencës. Vecanërisht fizikën.” Dhe se “filozofët janë zëvendësuar tashmë nga shkencëtarët, të cilët janë të vetmit që po i japin përgjigje çështjeve të mëdha të universit dhe kohës”. Qëndrim që natyrisht do të atakohej nga komuniteti i filozofëve.

Po ashtu, Hawking gjen një mënyrë për të protestuar ndaj një veprimi të Izraelit kundër palestinezëve, duke u tërhequr nga një Konferencë vjetore që organizohej në Izrael në qershor të vitit 2013 me temë “Ti bëjmë ballë të asdhmes 2013”, ku ai ishte ftuar të mbante një fjalë së bashku me Bill Klinton dhe Toni Bler. Në mbështetje të këtij akti, disa shkencëtarë zyrtarizojnë qëndrimin e tij në një fushatë “bojkoti të Akademisë së Izraelit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarët dhurojnë gjak në Greqi, për bashkatdhetarët që kurohen në spitalet e vendit fqinj (FOTO)
Previous article Spalletti tallet me tifozët e Milan: Poshtë mbeteni edhe po fituat 3-0

k.autor

Postime të ngjashme

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë Teknologji

GOOGLE HUMBET BETEJËN ANTITRUST NË SUEDI/ Detyrohet të paguajë 1.5 miliardë dollarë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT