Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, Arben Ristani, ka analizuar faktorët që çuan në humbjen e demokratëve në zgjedhje.
Duke krittikuar Lulzim Bashën, ai u shpreh se pakënaqësia ndaj Ramës baraz fitore është një ekuacion që nuk funksionon.
Sipas tij Basha e ka udhëhequr Partinë në humbje, ndërsa deklaratat e tij se tashmë nis beteja ai i ka konsideruar si fyese.
“Ajo që ka thënë së fundmi, kur doli para selisë, dhe ku u shpreh se tani fillon beteja, mu duk si fyese se thash këto tetë vite paskim ardhur rotull kot, s’paskim bërë betejë.
E ka udhëhequr partinë në humbje që nga momenti që e ka marrë. Pas një sërë strategjish të gabuara dhe së fundmi një humbje e paralajmëruar.
E parajamëruar sepse të gjitha rrethanat nuk të çonin në fitore po ti analizosh.
Asnjëhrë pakënaqësia nuk bën baraz fitore. Pakënaqësia duhej shoqëruar plus një PD e mirëorganizar, një lidër karizmatik, plus një ekip i mirë, plus dhe kuadër ligjor dhe i duhur. Kërto pluse mund të çonin në fitore.
Pakqënaqesia ndaj Ramës baraz fitore për mua është një ekuacion që nuk funksionon.”, tha Ristani.


