• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET TURQI-SHBA/ Zëdhënësi i Erdogan: Kërkesat e Amerikës të papranueshme!
Home
Nderkombetare

PËRPLASJET TURQI-SHBA/ Zëdhënësi i Erdogan: Kërkesat e Amerikës të papranueshme!

23 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalın, ka kritikuar Uashingtonin për shpërfilljen e procesit ligjor në rastin e pastorit amerikan Andrew Brunson i cili përballet me akuza për terrorizëm në Turqi.

“Në Turqi ka sundim të ligjit dhe rasti i Andrew Brunsonit është çështje ligjore. Ekziston një proces i vazhdueshëm ligjor në lidhje me këtë individ”, tha Kalın në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters.

“Kërkesat e SHBA-së duke shpërfillur procesin gjyqësor janë të papranueshme”, ka theksuar Kalın.

Komentet e tij erdhën pasi këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Bolton, më herët tha për Reuters se Turqia ka bërë një “gabim të madh” me moslirimin e Brunsonit.

Kalın shtoi se është e rëndësishme të theksohet se SHBA bën kërkesa dhe komente arbitrare për procese gjyqësore të vazhdueshme dhe bën rekomandime dhe akuzon Turqinë dhe shtetet e tjera kur bëhet fjalë për pavarësinë e gjyqësorit.

“Fakti që një person është pastor apo klerik nuk është indikacion se ai është i pafajshëm. Vendimi i takon gjyqësorit dhe secili, përfshirë SHBA-në, është i detyruar të respektojë vendimin e gjyqsorit turk. Ashtu sikurse deri më tani, ky rregull vlen edhe në të ardhmen”, tha Kalın.

Ai gjithashtu ka adresuar edhe çështjen e gjykimit të Hakan Atilla, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Halkbank.

“Në të njëjtën mënyrë, është e papranueshme të vihen në qendër të vëmendjes akuzat e padrejta dhe të pabazuara kundër Halkbank dhe kështu të kërkohet dëmtimi i bankës tonë publike. Është e qartë se qëllimi nuk është të zbulohet e vërteta për sanksionet iraniane, por, përkundrazi, janë përpjekjet për të diskredituar institucionet dhe individët e respektuar, si dhe zbatimi i dënimeve të padrejta. Ne duam të theksojmë se Turqia është maksimalisht e shqetësuar nga ky proces”, shtoi Kalın.

Kalın po ashtu tha se deklarata e John Boltonit në lidhje me gjendjen ekonomike në Turqi dhe vendimin e Katarit për investim tregojnë një gjendje edhe më shqetësuese.

“Kjo sepse këto shprehje janë pranim se administrata Trump e ka bërë një aleat të NATO-s shënjestër të luftës ekonomike. Megjithatë, kjo gjendje nuk është e kufizuar vetëm me Turqinë. Adiministrata Trump deri më sot ka hyrë në konflikte edhe me Meksikën, Kanadanë, Kubën, Kinën, Rusinë, Iranin, BE-në, Gjermaninë dhe shtete të tjera dhe ka treguar se ka përdorur elementet si tregtinë, taksat dhe sanksionet për të filluar një luftë tregtare globale. Ndërkaq, kjo qasje është në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë, rregullat tatimore dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, ka deklaruar Kalın.

“Për këtë arsye, Turqia, India, Kina, Zvicra, Norvegjia, Kanadaja, Rusia, Meksika dhe BE-ja janë ankuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Tregtisë kundër SHBA-së, e cila ka vendosur tarifa shtesë ndaj produkteve të çelikut dhe aluminit. Rrjedhimisht, ekziston një problem global. Problemi me Turqinë është vetëm një pjesë e problemeve të administratës Trump me botën”, shtoi zëdhënësi presidencial i Turqisë.

Ai tha se Turqia nuk ka qëllim të nisë luftë ekonomike me askënd, megjithatë, “nuk duhet pritur që ajo të ngelet e pazëshme ndaj sulmeve kundër ekonomisë dhe gjyqësorit të saj”.

“Turqia do të veprojë së bashku me botën përballë qasjeve ndaluese dhe ndëshkuese dhe do të mbrojë në çdo platformë”, tha Kalın.

Ai tha se vendimi i Katarit për të investuar 15 miliardë dollarë në Turqi ka krijuar një efekt qetësues në treg dhe tha se vendi i tij e vlerëson këtë qëndrim të Katarit, ndërsa theksoi se deklaratat e ndryshme në mbështetje të Turqisë kohëve të fundit tregojnë se Turqia gjendet në rrugën e drejtë.

Zëdhënësi presidencial përmendi edhe rëndësinë e deklaratave mbështetëse të vendeve si Gjermania, Franca, Italia, Rusia, Kina dhe Irani, duke shtuar se hapat e ndërmarra për të mënjanuar sulmet kundër lirës turke kanë dhënë rezultate pozitive.

Ai tha se qasjet e tilla politike, juridike dhe ekonomike të SHBA-së nuk përputhen me frymën e aleancës.

“Këto janë në kundërshtim me parimet themeluese të NATO-s. Si rrjedhojë, shumë shtete të NATO-s janë shprehur haptazi se ndihen të shqetësuara nga ky qëndrim i administratës amerikane”, theksoi Kalın.

“Është e pamundur të pranohen deklaratat me të cilat nënkuptohet se ndaj Turqisë është hapur luftë ekonomike”, ka thënë zëdhënësi presidencial i Turqisë, Ibrahim Kalın.

Turqia dhe SHBA janë duke u përballur me marrëdhënie të acaruara pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë së Turqisë për moslirimin e pastorit Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi, raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Më 10 gusht, Trump dyfishoi tarifat e amerikane në importin e aluminit dhe çelikut turk.

Në shenjë kundërpërgjigjeje, Turqia rriti tarifat për disa produkte me origjinë nga SHBA, duke përfshirë alkoolin, produktet e duhanit dhe automobilat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Kush kërkon t’i vërë zjarrin Shqipërisë?
Previous article GRUAN DHE PRINDËRIT E SËMURË/ Zbulohet arsyeja pse Gjykata e Krujës liroi me kusht biznesmenin Edmond Begon

k.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT