Ambasada amerikane në Shqipëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ripublikuar thirrjen e bërë nga sekretari i shtetit Mike Pompeo, në lidhje me zhvillimet e dhunshme që po zhvillohen në lindjen e mesme, konkretisht në Iran.
SHBA u ka bërë thirrje të gjithë kombeve, që të kundërshtojnë regjimin e Iranit, dhe të mbajnë Iranin si përgjegjës për dhunën gjatë këtyre ditëve.
Postimi i Ambasadës Amerikane:
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjithë kombeve që të kundërshtojnë ideologjinë e terrorit të regjimit iranian dhe të mbajnë Iranin përgjegjës për dhunën e tij”. Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo”, shkruan ambasada amerikane.
🇦🇱️ | “Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjithë kombeve që të kundërshtojnë ideologjinë e terrorit të regjimit…
Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 13. Januar 2020


