• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET/ Rusia tërheq ambasadorin pas komenteve të Presidentit Biden
Home
Nderkombetare

PËRPLASJET/ Rusia tërheq ambasadorin pas komenteve të Presidentit Biden

18 March, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët në Uashington po reagojnë me qetësi ndaj gjestit të Moskës, e cila thirri ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara për konsultime mbi marrëdhëniet e përkeqësuara dypalëshe.

Ministria e Jashtme ruse, duke shpjeguar kthimin e përkohshëm të ambasadorit Anatoly Antonov, deklaroi: “Më e rëndësishmja për ne është të identifikojmë rrugët e korrigjimit të marrëdhënieve Rusi-SHBA, të cilat po kalojnë kohë të vështira pasi Uashingtoni, në fakt, i ka futur ato në rrugë pa krye. Ne jemi të interesuar të parandalojmë një përkeqësim të pakthyeshëm të marrëdhënieve, nëse amerikanët bëhen të vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me këtë”.

Njoftimi nga Moska erdhi menjëherë pas një interviste të transmetuar të mërkurën në mëngjes nga televizioni ABC, në të cilën Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Presidenti rus Vladimir Putin “do të paguajë çmim” për veprimet e tij keqdashëse.

Zoti Biden gjithashtu bënte të ditur në intervistë se i kishte thënë Putinit, “Unë nuk mendoj se ju keni shpirt.” Ai tha se udhëheqësi rus i ishte përgjigjur: “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin.”

I pyetur nga intervistuesi nëse ai beson se Putini është një vrasës, Biden u përgjigj, “Po.”

Presidenti Joe Biden
Presidenti Joe Biden

Pas komenteve të Presidentit Biden, Presidenti rus u përgjigj në një intervistë televizive “Ai që shan ka sharë veten” dhe i uroi presidentit amerikan shëndet.

Sipas një bashkëpunëtori të lartë të Korporatës RAND, William Courtney, “është diçka e rrallë që një president amerikan t’i referohet udhëheqësit të një fuqie të madhe kundërshtare si vrasës”.

Zoti Courtney, i cili ishte ka qenë negociator në bisedimet e SHBA me Bashkimin Sovjetik për çështjet e mbrojtjes, i tha Zërit të Amerikës se “ndonjëherë qeveritë i tërheqin ambasadorët kur ka fyerje”.

“Dhe, sigurisht, administrata Biden po flet për më shumë sanksione në lidhje me sulmin kibernetik kundër kompanisë SolarWinds. Pra, të dy këta mund të jenë faktorë” në hapin e ndërmarrë nga Moska për thirrjen e ambasadorit të saj, tha ai.

Në konferencën për shtyp të së mërkurës, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki nuk pranoi të specifikojë nëse zoti Biden beson se presidenti rus është një vrasës, qoftë në kuptimin e plotë të fjalës apo në mënyrë metaforike.

E pyetur në lidhje me thirrjen e ambasadorit nga Moska, sekretarja e shtypit tha se administrata Biden “do të mbajë një qëndrim tjetër në marrëdhëniet me Rusinë, të ndryshëm nga administrata e mëparshme.” Ne do të jemi të drejtpërdrejtë, tha jo. Do të jemi gjithashtu të drejtpërdrejtë në aspektet ku kemi shqetësime.”

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jalina Porter u tha gazetarëve: “edhe kur ne përpiqemi të punojmë me Rusinë për të avancuar interesat e SHBA, ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse për çdo veprim të tyre keqdashës.”

Administrata Biden ka shprehur interes për të punuar me Moskën në fushat me interes të ndërsjellë, të tilla si një pakt i ri për armët bërthamore dhe zbutja e efekteve të ndryshimit të klimës.

Zoti Biden më herët urdhëroi publikimin e një versioni të deklasifikuar të një raporti të zbulimit amerikan ku thuhet se “media shtetërore ruse dhe njerëz të paguar prej saj në internet, duke përfshirë ato të drejtuara nga zbulimi rus, përhapën komente nënçmuese për Presidentin Biden, familjen e tij dhe Partinë Demokrate si dhe amplifikuan thashetheme të ngjashme që qarkullonin në mediat amerikane, duke përfshirë histori që lidheshin me djalin e tij.”

Rusia dhe Irani, sipas raportit, u angazhuan në përpjekje më të gjera për të minuar besimin e publikut amerikan tek zgjedhjet.

Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha të mërkurën se raporti i zbulimit amerikan është “i gabuar dhe nuk ka absolutisht asnjë bazë ose provë”.

Ndërkaq, të mërkurën qeveria e SHBA njoftoi sanksione shtesë ndaj Rusisë për përdorimin e armëve kimike kundër disidentëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIMET PËR TURIZMIN NË SHKODËR/ Nga rruga e Thethit dhe agroturizmi te restaurimi i Xhamisë së Plumbit
Previous article Dy anët e modelit politik të “qeflies së molotovit” dhe stadiumi si dëshmitar “shkëlqyes”

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT