• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET NË PD/ Rudina Hajdari flet nga SHBA: As Berisha, as Basha, të dy po i shërbejnë Ramës
Home
Politikë

PËRPLASJET NË PD/ Rudina Hajdari flet nga SHBA: As Berisha, as Basha, të dy po i shërbejnë Ramës

22 November, 2021 F.autor Politikë

Nga Nju Jorku i SHBA, ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari solli në studion e Ditarit të A2 CNN, këndvështrimin e saj në lidhje me situatën konfliktuale brenda Partisë Demokratike, ndërsa la të hapur dhe mundësinë e rikthimit të saj në këtë parti.

Shqetësim për Hajdarin, është rikthimi i Partisë Demokratike në pushtet, përtej interesave të kryetarëve të saj. Ajo tha se Basha dhe Berisha duhet të largohen për t’i hapur rrugë bashkimit të partisë me potencialet e saj dhe me të rinjtë.

“Pyetja që duhet bërë është: Konflikti që ka sot PD a do ta sjellë në pushtet? Dhe shumë demokratë janë të shqetësuar për këtë gjë. Demokratët sot janë më të shqetësuar sesi PD do të vijë në pushtet përtej interesave që kryetarët e saj kanë. Kryetarët kanë privuar që interesat e PD dhe demokratëve që nesër të jenë një parti në vlerë publike dhe jo vetëm peng i dy kryetarëve. PD është përtej dy kryetarëve të saj dhe ata do të vijnë te ky qëndrim të dy të heqin dorë dhe të largohen nga interesat personale dhe të bashkohen në potencialin e saj me të rinjtë dhe të rejat që PD mos ta ketë të largët ardhjen në pushtet”.

Konfliktin për datat e kuvendit të demokratëve, ajo i sheh si një garë për pronësinë e PD dhe jo interesin e saj.

“Është një garë për pronësinë e PD dhe nuk duhet të jetë e atillë, demokratët duhet të kuptojnë që pd të mos ngelet peng i interesave personale të dy individëve. Sot PD duhet të gëlonte nga fakti që duhet të kishte të rinj dhe të reja. Kryetarokracia e ka ndëshkuar PD dhe e bëjnë shumë të vështirë që të tjerët të kenë vendimmarrje të plota dhe peshën në PD. Duke parë gjendjen sot do të jetë një luftë e vështirë se këta që luftojnë për interesat personale koston e merr Shqipëria. Do të ketë konflikte të ndërsjella dhe nuk do t’i shërbente PD, sepse statuti nuk ka mënyrë sesi mund ta çosh ne rekurs se nuk është ligj dhe në këto kushte nuk ke sesi të kërkosh llogari mbi statutin si mund të zbatohet. Mënyra si janë ndërtuar është që kryetari të mos bjerë poshtë, nenet janë aty por rekursi është i pamundur dhe nuk ka sesi ta zbatosh, vetëm po pati kryengritje njerëzish. Çështja është që as njëri as tjetri”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E FUNDIT/ Telefoni i 13-vjeçarit nga Lushnja mund të zbardhë misterin e vetëvarjes
Previous article NJOFTIMI/ Nga padia për Dvoranin te zgjedhjet e pjesshme lokale, për çfarë do të flasë sot Meta në konferencë

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT