• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET NË PD/ Kulluri: Të zhvillohen zgjedhje të reja! Në grupin e Rithemelimit…
Home
Politikë

PËRPLASJET NË PD/ Kulluri: Të zhvillohen zgjedhje të reja! Në grupin e Rithemelimit…

30 December, 2021 s.autor Politikë

Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është në llogore shumë të forta. Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kullurin, një zgjidhje mes palëve do të ishte zhvillimi i zgjedhjeve në të reja brenda strukturave të Partisë Demokratike, duke filluar nga seksioni më i vogël deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. I ftuar në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’, me gazetarin Andi Kapxhiu, Kulluri tha se nëse çështja do të shkojë në gjykatë do të ketë zvarritje procesi.

‘E vetmja zgjidhje është se të dyja palët të bien dakord që të hyhet në një proces zgjedhor nga seksioni më i vogël deri tek kryetari i ri i partisë, të dy palët duhet të bien dakord që të ketë zgjedhje të përbashkëta, të ngrihet një komision i përbashkët që të fusë partinë në një debat politik. Tani asnjë palë nuk dëgjon më njëra tjetrën. Lulzim Basha vazhdon turet virtuale. Po shkoj në gjykatë do të kërkojë kohë dhe nuk jam i sigurt nëse gjykatat tona kanë kapacitetin, mund të kemi gjykime të papritura, për më tepër se janë shumë interesa të mëdha në mes.’- tha Kulluri.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, tha se në grupin e Rithemelimit, janë bërë bashkë ato që i kanë vjedhur vota, kandidatëve për kryetar të PD-së, në procesin e fundit zgjedhor.

‘Kthimi tek 2013 dhe dështimet e njëpasnjëshme të Lulzim Bashës nuk i japin një të ardhme fituese të PD-së. Personalisht jam i painteresuar për dy partitë e ndara. Kam vënë re me shqetësim se në grupin e Rithemelimit janë palë ato që u kanë vjedhur votat për kryetar partie, sot i shoh të dyja palët që janë bashkë në komision, kjo nuk është e ndershme. Këtu duhet zgjidhje morale dhe jo hileqare.’- tha Kulluri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E TË RIUT NË CËRRIK/ Rrëfimi i dëshmitarëve: Kutia që kishte në dorë i shpërtheu para shtëpisë
Previous article I PËRGJIGJET RAMËS ME FJALËT E AT GJERGJ FISHTËS/ Basha: Injoranca dhe krenaria shkojnë bashkë si shtati dhe hija

s.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT