• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET NË PD/ Grida Duma “rivalizon” kolegun Berisha, lëvizje për t’i zënë vendin Bashës
Home
Politikë

PËRPLASJET NË PD/ Grida Duma “rivalizon” kolegun Berisha, lëvizje për t’i zënë vendin Bashës

17 March, 2022 F.autor Politikë

Nëse distancimi i Lulzim Bashës nga Sali Berisha, në shtator 2021, e ndau Partinë Demokratike në dy pjesë, humbja dramatike në zgjedhjet lokale të 6 marsit 2022, ka prodhuar tre grupe në partinë më të madhe në opozitë. Tre klanet janë përfshirë në një betejë sa të nëndheshme aq edhe publike për të diktuar kryetarin e Partisë Demokratike.

Rrethi i Foltores, i cili triumfoi ndaj Berishës në zgjedhjet lokale të 6 marsit, kërkon të diktojë në krye të PD-së Sali Berishës ose një personazh të besuar të tij. Grupi i Lulzim Bashës, kërkon një formulë bashkimi të partisë para zgjedhjeve lokale të 2023, por me kushtin qëndrimit të Bashës në krye të Partisë Demokratike.

Humbja e 6 marsit ka prodhuar një front të ri kundërshtar në selinë blu, i cili nën zë kërkon të diktojë Grida Dumën në krye të Partisë Demokratike. Zonja Duma nuk e ka mohuar dhe fshehur ambicien për t’i zënë vendin Lulzim Bashës. Teksa të tria linjat janë në një mendje për domosdoshmërinë e bashkimit të Partisë Demokratike, ato ndajnë qëndrime të ndryshme sa i takon figurës që duhet të drejtojë Partinë Demokratike.

Po cila është përbërja e tre grupeve kryesore në Partinë Demokratike? Lulzim Basha vijon të gëzojë mbështetjen e deputetit Enkelejd Alibeajt, i cili mban njëherësh disa funksione partiake në PD. Në krah të Bashës janë gjithashtu Jorida Tabaku, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku dhe deri diku edhe Gazment Bardhi. Basha ka gjithashtu mbështetjen e shumicës së krerëve të degëve të partisë.

Ndërkaq, grupi i ri kundërshtar, ku spikat Grida Duma, përbëhet nga Ervin Salianji, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, Ferdinant Xhaferri, Helidon Bushati, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj dhe Selaudin Jakupllari. Linja e zonjës Duma kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës, por refuzon rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së apo kataputimin e një të besuari të tij.

Grupi i tretë identifikohet linja e Foltores me në krye Sali Berishës, në krah të të cilit janë rreshtuar Belin Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi, Luçiano Boçi. Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Bujar Leskaj, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi. Linja e Foltores pretendon se si Lulzim Basha ashtu edhe grupi i ri kundërshtarë, nuk janë në pozita për të vendosur kushte, pasi nuk kanë mbështetjen në bazë.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ A po shkohet drejt paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, çfarë po i kërkohet Turqisë?
Previous article SHBA/ U kap me lëndë narkotike në Moskë, ish-Zonja e Parë bën thirrje për lirimin e basketbollistes amerikane

F.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT