Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka dalë në krah Azerbajxhanit për konfliktet e fundit të këtij shtei me Armeninë.
Ai ka thënë se Armenia është kërcënimi më i madh për paqen në rajon.
“Komuniteti ndërkombëtar, i cili nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigjen e nevojshme ndaj agresionit provokues të Armenisë, po tregon edhe një herë standardet e dyfishta.”- shkruan Erdogan.
Kujtojmë se tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit janë ndezur ditën e sotme në kufirin Nagorni-Karabak.


