• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET MES SHTETEVE/ Macron, thirrje BE-së të modernizojë marrëdhëniet
Home
Europë

PËRPLASJET MES SHTETEVE/ Macron, thirrje BE-së të modernizojë marrëdhëniet

30 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Bashkimit Evropian të modernizojë marrëdhëniet e pas Luftës së Ftohtë me Rusinë dhe të përpiqet për “marrëdhënie strategjike” me Turqinë si dhe me fqinjë të tjerë të afërt, përfshirë në çështjet e mbrojtjes.

Zoti Macron është shprehur me forcë për rritjen e aftësive të Evropës për të mbrojtur interesat e saj strategjike dhe për të theksuar pavarësinë e saj financiare si reagim ndaj situatës së re ekonomike globale dhe të sigurisë të krijuar si pasojë e presidencës Trump në Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësi francez tha se Evropa prej kohësh është mbështetur tek SHBA për mbrojtjen e saj dhe ndërsa NATO-ja mbetet e rëndësishme, Bashkimi Evropian duhej të rrisë aftësitë e veta të mbrojtjes.

Në një konferencë shtypi gjatë një vizitë në Helsinki, zoti Macron tha: “Është në interesin tonë që BE-ja të ketë një marrëdhënie strategjike me Turqinë, si dhe me Rusinë, një marrëdhënie që sjell stabilitet, dhe që, në vështrimin afatgjatë sjell më shumë fuqi dhe koherencë”.

Që kur u zgjodh president në maj vitin e kaluar, zoti Macron është përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin. Këto përpjekje janë ndërlikuar nga pasojat e aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, roli i saj në rebelimin pro-Moskë në Ukrainën lindore, mbështetja për udhëheqësin sirian Bashar al-Assad dhe akuzat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Luftë e ashpër, ja kush shpallet “Futbollisti më i mirë i vitit”
Previous article KËTO FJALË NUK I PRISNIM/ Besa Kokëdhima tregon miqësin e ngushtë me Elvana Gjatën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT