• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET E SHBA/ Presidenti Trump rifillon kërcënimet ndaj Koresë së Veriut
Home
Nderkombetare

PËRPLASJET E SHBA/ Presidenti Trump rifillon kërcënimet ndaj Koresë së Veriut

30 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë në çdo kohë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë nëse nuk ka përparim në çështjen e denuklearizimit të Koresë së Veriut. Ai paralajmëroi gjithashtu se “ato do të jenë shumë më të mëdha se ndonjëherë më parë”.

Presidenti Trump e bëri deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbrëmë nëpërmjet Twitter-it, duke fajësuar Kinën për vështirësitë në marrëdhëniet e SHBA me Korenë e Veriut.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze i quajti komentet e Presidentit Trump “të papërgjegjshme” dhe konfuze. Ajo tha se SHBA duhet që së pari të shikojnë veten e tyre përpara se t’ua hedhin fajin të tjerëve për mungesë përparimi me Phenianin.

Presidenti Trump, megjithatë, la të kuptohet se ekziston ende mundësia për përparim diplomatik duke thënë se ai “beson që marrëdhënia e tij me Kim Jong Un-in është shumë e mirë dhe e ngrohtë” dhe nuk sheh “asnjë arsye tani për tani” që të shpenzohen para për stërvitjet e përbashkëta me Korenë e Jugut.

Në Samitin e Singaporit në qershor, zoti Trump mori vendimin e papritur për të pezulluar stërvitjet e përbashkëta pasi Kim Jong Un bëri një premtim të gjerë për “të punuar drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean”.

Komentet e Presidentit Trump vijnë një ditë pasi sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis tha se Pentagoni po shqyrton rifillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut vitin e ardhshëm.

Zoti Mattis tha një konferencë shtypi në Pentagon se pezullimi i stërvitjeve këtë verë ishte një “gjest mirëbesimi” ndaj Koresë së Veriut, por se ky nuk është një angazhim që mund të vazhdojë pa fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EUROPA LEAGUE/ Bazeli fundoset në Qipro: Karabaku i Agollit eliminon moldavët
Previous article BRIZIDA GJIKONDI/ Sot jam kundër turmës: Ja pse nuk m’u përlotën sytë për gazetaren Lala

k.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT