Paralelisht me debatet në Kongresin Amerikan për fatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, jashtë Kapitolit kanë nisur protesta të dhunshme.
Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë dhe janë përplasur edhe me policinë, duke tentuar të futen me forcë në ndërtesë.
Ndërkaq, policia ka bërë të mundur evakuimin e ndërtesës Madison të Kapitolit, pasi dyshohet se qytetarë kanë vënë bomba.
Mbledhja e sotme në Kongres pritet të përcaktojë edhe delegatët në Dhomën e Senatit, nga ku më pas do të certifikohet fituesi i zgjedhjeve presidenciale.
I favorizuar është Joe Biden, por presidenti aktual, Donald Trump ka premtuar se nuk do ta pranojë humbjen, duke pohuar edhe protesta masive në kryeqytetin amerikan, Uashington.


