Ditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në paraburgimin e 313-ës, ku ka plasur sherri mes anëtarëve të bandës së Avdylajve dhe policisë.
Përplasja ka ndodhur pas një vendimi për kontrollin e qelive të tyre, pasi është gjetur një telefon. Kësisoj drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili, urdhëroi tre muaj izolim për anëtarët e bandës së Avdylajve dhe për një shtetas italian, pas sherrit me efektivët e burgut.
Pas sherrit, ata u lanë në në izolim në sektorin e posaçëm. Ndërkaq, është marrë edhe vendimi nga Gjykata e Tiranës, ku bëhet me dije se është anuluar izolimi për pesë anëtarët e bandës së Avdylajve. Në seancë u vëzhguan 1 orë e 30 minuta pamje filmike.