Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në aksin Shkodër-Lezhë. Siç shihet nga pamjet dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë përfunduar në një karburat.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Balldren.Nga përplasja mësohet se kanë mbetur të plagosur 2 persona, drejtuesit e mjeteve. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Siç shihet nga pamjet përplasja mund të kishte pasoja të rënda. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


