• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA TURQI-SHBA/ Presidenti i Turqisë: Braktisim dollarin, të bëjmë tregti me valutën tonë
Home
Botë

PËRPLASJA TURQI-SHBA/ Presidenti i Turqisë: Braktisim dollarin, të bëjmë tregti me valutën tonë

3 September, 2018 enxhi.autor Botë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, propozoi shqyrtimin e alternativës për tregti me valuta vendase, duke thënë se varësia ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Varësia e tregtisë ndërkombëtare ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë përballë nesh. Andaj, ne propozojmë të fokusohemi mbi alternativën e bërjes tregti me valutat tona”, tha Erdogan në Samitin e 6-të të Këshillit Turkik në Kirgistan.

“Disa vende përpiqen t’i nxjerrin në plan të parë kërcënimet, shtypjet dhe shantazhin, në vend të diplomacisë, dialogut dhe multilateralizmit në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. Si pasojë e metodave si kufizimet tregtare, tarifat doganore dhe sanksionet, marrëveshjet që janë vepër e shumë viteve mund të bëhen të pakuptimta për një çast”, tha presidenti turk.

Erdogan theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbrojë dialogun, diplomacinë dhe drejtësinë në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar.

Ai shtoi se bashkëpunimi dhe solidariteti mes shteteve turkike do të kontribuojë në funksionimin e drejtë të sistemit ndërkombëtar, shtoi Erdogan.

Presidenti i Turqisë theksoi Ballkanin, Afrikën e Veriut dhe Palestinën nuk i konsiderojnë jashtë botës turkike.

“Derisa çështja palestineze të mos arrijë një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme, as vendosja e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar nuk do të jetë e mundur”, deklaroi Erdogan, duke riafirmuar zotimin për të vazhduar përpjekjet për paqe dhe drejtësi në rajonet si Palestina, Siria, Iraku, Jemeni dhe Afganistani.

Samiti mbahet në mikëpritje të presidentit të Kirgistanit Sooronbay Jeenbekov në Qendrën Kulturore Rukh Ordo.

Krahas presidentëve të Turqisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Uzbekistanit, edhe Hungaria si shtet vëzhgues është përfaqësuar nga kryeministri i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPEKTAKËL NË QYTETIN E VLORËS/ FOTO: Tornadoja, fenomeni i rrallë që i habiti të gjithë
Previous article RONALDON E BËNIN GOLEADOR PENALLTITË/ Ramos shënon më shumë se CR7

enxhi.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT