• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA TEK “PETRO NINI”/ Flet efektivja e policisë: Do flijohem në shtëpi, s’e lëshoj kurrë
Home
Intervista

PËRPLASJA TEK “PETRO NINI”/ Flet efektivja e policisë: Do flijohem në shtëpi, s’e lëshoj kurrë

13 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Letra ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe në të banorët e godinës detyrohen sipas vendimit të Gjykatës që të paguajnë edhe për ekzekutimin e urdhrit përmbarimor, ndërsa ju bëhet me dije se janë njoftuar edhe më parë në datën 7 janar 2019.

Pas letrës së marrë, banorët nuk e fshehin tronditjen dhe friken për atë që i pret. Një nga familjarët, Blerta Dervishi, nënë e dy fëmijëve, tregon për A2 CNN se ndaj tyre po bëhet padrejtësi.

“Ai thotë se na ka ofruar, por ne nuk kemi pranuar. I kemi pranuar, i kam pranuar ofertat e tua. T’i kam pranuar në sy Aleksandër. Më ke dhënë dorën mua, femër. Të kam thënë se do të firmos në emër të dy familjeve. Edhe nëse nuk do të pranonin, do t’i firmosja unë sepse nuk dua të vazhdojë më ky kalvar kaq i gjatë. Unë fëmijët sot i kam të sëmurë. Kanë 3 ditë që nuk hanë e nuk pinë fëmijët e mi”, thotë me lot në sy Blerta.

Në shtëpinë e vjetër, të mbytur nga lagështia, kudo sheh dosje e dokumente të banesës. Pajiset dhe orenditë janë të vjetra gati sa banesa 70-vjeçare. Blerta nuk di çdo të ndodhen e 25 mars, por shprehet e sigurt se do ta mbrojë pronën me çdo formë.

“Shtëpia ime do të shembet bashkë me mua brenda! Kjo ndërtesë do të ndërtohet vetëm mbi kockat e mia dhe mbi gjakun tim”, thotë Blerta.

Pas 12 ditësh, Blerta, njëherësh efektive e policisë, do të jetë sërish përballë kolegëve të saj. U kërkon ndjesë për atë çka mund të ndodhë, por kjo është betejë për jetën, thotë ajo.

“U kërkoj ndjesë të gjithë. Unë do të përballem ndoshta. Nuk e di si do të jetë ajo ditë. Do ta bëj për fëmijët e mi që të kenë një strehë. Unë nuk kam ku të shkoj më. Le të merret çdo lloj vendimi ndaj meje. Do të rrezikoj edhe vendin e punë. Unë shtëpinë nuk e lëshoj kurrë!”

Nëna e dy fëmijëve ka edhe një mesazh për qeveritarët që e cilësuan këtë rast vetëm çështje të drejtësisë.

“Vetëm për të pafuqishmit janë gjykatat. Për biznesmenët, për gjyqtarët, për deputetët, për ministrat nuk ka gjykata, ka ndërhyrje nga shteti, ndërsa për fëmijët tanë jo”, thotë e përlotur Blerta.

Në shtëpinë dykatëshe që stonon me ndërtimet në këtë zonë të Tiranës, 14 familjarë kërkojnë ndihmë. Nuk duan banesa sociale, por drejtësi për pronën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA-LYON/ "Katalanasit" të udhëhequr nga "Pleshti" në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article FRANCEZI ZGJIDH PROBLEMN E PARË/ Ja 6 "viktimat" e rikthimit të Zidane tek Real Madridi

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj Aktualitet

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë Aktualitet

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT