• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA TE PETRO NINI/ Flet ish-pronari i truallit: Janë vendime të gjykatës dhe përmbarimi duhet t’i ekzekutojë
Home
Sociale

PËRPLASJA TE PETRO NINI/ Flet ish-pronari i truallit: Janë vendime të gjykatës dhe përmbarimi duhet t’i ekzekutojë

11 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ish-pronari i truallit të godinës në zonën e “Petro Ninit” , Aleksandër Gavoçi, në në një lidhje telefonike për Ora News thotë se banorët atje nuk iu përmbajtën marrëveshjes që kishin me të për tu vënë në dispozicion një kat të pallatit të që do të ndërtohet.

“Kam pasur një marrëveshje që nuk është respektuar para 5 vitesh nga këta banorë. 

Nëse do të t’u ndërtonte ata do të merrnin  një kat të gjithin dhe kjo është nënshkruar para noterit. 

Ata nuk pranuan ta respektonin, kërkonin më tepër duke na nxjerrë jashtë, duke na dëbuar, sharë dhe bërtitur dhe unë u detyrova që të vazhdojmë me ekzekutim”, shprehet ai.

I pyetur mbi situatën e tensionuar që u krijua atje dhe nëse përbarimi po vëpron në paligjshmëri për llogari të tij, ai ka këtë përgjigje:

“Janë disa vendime të gjykatës që kanë marrë formën e prerë, jam tash  20-22 vjet nëpër gjyqe. Çfarë duhet të bëjë përmbarimi, duhet ta ekzekutojë apo ta lënë edhe 20 vjet të tjera?”, thotë ish- pronari.

Por a ekziston mundësia për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme si për banorët që kanë vite që jetojnë aty ashtu edhe për ish-pronarin e truallit?

“Unë u kam ofruar zgjidhjen gjithmonë atyre zotërinjve, kam shumë dëshmitarë. Të gjitha llojet. Është mirë të shihen letrat.

Marrëveshjet janë me letra, shkeljet që janë bërë. Nëse ajo pronë është e imja unë do ta gëzoj.Vendimet e gjykatës duhet të respektohen, nëse ata kanë kundërshtime për vendimet çfarë të bëj? 

Ato prona janë blerë nga gjyshi im Ali Riza Kosova.Janë blerë që në vitin 1928, e kam dhe aktin para noterit që është blerë 1800 napolona floriri.

Janë sekuestruar në 1989 nga Italia fashiste.Janë kthyer në ’44 dhe janë sekuestruar përfundimisht nga regjimi i Enver Hoxhës në 1949. 

Në ’90 aplikuam si gjithë të tjerët, gjetëm letrat në arkivë.Nëse ka një pikë dyshimi jam i hapur ti verifikojmë. 

Këta zotërinjtë nuk pranuan ofertat nga unë derisa arriti puna këtu. Unë kërkoj vetëm respektimin e vendimit të gjykatës”, nënvizon Aleksandër Gavoçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGOHET NGA STOLI I REAL MARDIDIT/ Solari boshatis zyrën e tij dhe "ofendohet", ja çfarë i bëjnë lojtarërt
Previous article "OBAMA 2" NË POLITIKË/ Njihuni me afrikanin që synon të bëhet kryebashkiak në Turqi

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT