Kalon vetingun prokurori Arben Dollapaj, i cili aktualisht është në prokuror i Apelit në Shkodër. Dollapaj i është nënshtruar të tria kritereve të përcaktuara ne ligj për Vettingun.
Seancen e sotme, KPK ka deklaruar konfirmimin e tij ne detyre. Trupa gjykuese drejtohet nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici relator dhe Brunilda Bekteshi.
Prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje.
SEANCA DËGJIMORE FILLESTARE
Në seancën degjimore Dollapaj ka deklaruar se nuk e ka tërhequr dosjen pranë KPK, pasi e ka çmuar si të panevojshme.
“Për procesin e hetimit administrativ jam njohur hap pas hapi”, ka qenë kjo deklarata e tij.
Ndërkohë që relatori Olsi Komici deklaron se sipas raportit nga ILDKPKI: Deklarimet e tij janë të sakta sa i përket pasurisë nuk ka probleme.
“Hetimi i KPK përfshiu pasuritë; Apartament 76 m2 në Bajram Curri, shtëpi e prindërve. Banesë në Tiranë apartament e blerë 9 milion lekë, 20% pronar në një banesë në Tropojë (në Valbonë) në ndërtim e sipër vlera 5 milionë lekë jo përfundimtare, 9 mijë lekë llogari bankare, një llogari tjetër në bankë me vlerë 12 mijë euro, kredi 5 mln lekë”, deklaroi relatori Olsi Komici.
Po ashtu KPK deklaron se është kryer dhe hetim për pasurinë e gruas së Dollapajt dhe rezulton se është bashkëpronare së bashku me bashkëshortin në një banesë në ndërtim e sipër në Bajram Curri.
Sipas relatorit Komici në lidhje me banesën 119 metra katrorë në Selitë, Dollpaj rezulton se e ka blerë më kursime, ka marrë një hua 25 mije dollarë nga vëllai në SHBA qe ia ka çuar paratë nga banka në bankë. Por për këtë banesë nuk ka deklaruar një shtesë kati.


