Rezultatet e ekspertizës vertetuan se audiopërgjimi i publikuar nga publikuar partia Demokratike ishte i manipuluar.
Kjo ishte sot temë e ditës për dy liderët kryesor të partive kryesore në Shqipëri Rama dhe Basha të cilët folën për këtë çështje. Ata mbajtën deklarata para mediave, ku u përgjigjën edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjen “BABALJA”. Të dy liderat mbrojtën tezat e tyre ku Basha pohonte se audiopërgjimi është i pa-manipuluar regjistrimi është i vërtetë, sado të manipulojnë hetimet nuk ia dalin dot, prokuroria ka çuar në Angli kopje të videos marrë nga mediat.
Ndërsa Rama tha se të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë.
Fjala e Bashës për Babalen
“Asnjë fakt nuk ka ndryshuar, video është e pa-manipuluar, zëri është i Agron Xhafajt, i përfshire në trafikun e drogës në Vlorë, regjistrimi është i vërtetë, sado të manipulojnë hetimet nuk ia dalin dot, ua them edhe njëherë sot, shikoni faktet dhe gjykoni vetë, prokuroria ka çuar në Angli kopje të videos marrë nga mediat dhe jo materialin bruto, uljen e cilësisë së dëgjimit dhe zërin”, tha Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia blu.
“Kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në shekeje të çdo procedure dhe laboratori ka thënë se cilësia është e dobët. Kjo është bërë me qëllim që të mos identifikohej”, vijoi.
“E treta, ekspertiza private angleze, nuk përjashton mundësinë që të jetë zëri i Agron Xhafajt, dy zërat thotë se janë të afërt”, shtoi.
“Prokuroria s’ka asnjë fakt për të dëshmuar manipulim. Nuk është marrë në pyetje Agron Xhafaj, ka bërë vetëm një denoncim dhe pastaj ka ikur në Itali, pra hetim për të pa e marrë në pyetje vetë atë”, deklaroi Basha.
Fjala e Ramës për Babalen
Po të bëni gazetari i jepni përgjigje shumë shpejt këtyre pyetje dhe ja kishit dhënë përgjigjen shumë më parë se sa prokuroria të arrinte në konkluzione. Unë s’dëshiroj të them më tepër, i di të gjitha se kam angazhuar një grup të posaçëm për të mësuar të vërtetës. Do pres që e vërteta të dalë deri në fund. Unë s’marr vendime as jap pretenca, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”, u shpreh Rama.
/AlpeNews.al


