Dita e sotme pati si zhvillimin kryesor politik, mbledhjen e parlamentit europian ku kishte sigurisht edhe përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.
Mirëpo, gjërat nuk shkuan siç duhej pasi opozita kishte një skenar tjetër “në kokë” duke i zhvendosur kështu përplasjet e Kuvendit në Bruksel.
Gjithçka fillloi, kur Genc Pollo, në fjalën e tij kërkoi që Taulant Balla të mos ishte bashkëkryetar i delegacionit pasi sipas tij ky i fundit ishte “pardon i drogës”.
Reagimet ishin të shumta dhe kritikat nuk munguan. Veç faktit se arsyeja e mbledhjes ishte për qëllime të përbashkëta e për “Shqipërinë që duam”, opozita edhe njëherë tentoi të bëhej pengesë e hapjes së negociatave me një lëvizje disi të dëshpëruar.
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduart Kukan me tone të ashpra u shpreh se probleme të tilla nuk zgjidhen në Parlamentin Europian por në atë shqiptar. Deklaratë e cila na kujton shprehjen: “Kur nuk e zgjidh dot brenda shtëpisë tendë, mendon se do e bësh me ata jashtë?”
Gjithashtu, drejtuesja e komisionit të Parlamentit Europian, Monica Macovei, u ka dhënë një “shuplakë” të fortë politikanëve shqiptarë të cilët ndodhen në një mbledhje në Parlamentin Europian.
“Kur bëjnë gabime kur bojkotojnë parlamentin, këto janë kundër vlerave europiane. Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë. E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei në fjalën e saj.
Edhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein nga Brukseli foli për debatin e krijuar në mbledhjen e PE-së.
“Unë nuk jam prokuror nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo por ne duam prova të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojmë. Kërkesa ime është bëni detyrat e shtëpise shkoni tek prokurori.”, tha Fleckenstein.
Përgatiti: AlpeNews.al