• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA NË KALLME TË LEZHËS/ Arma dhe gëzhojat për ekspertim balistik, Altin Marku: Qëllova për vetëmbrojtje
Home
Breaking News

PËRPLASJA NË KALLME TË LEZHËS/ Arma dhe gëzhojat për ekspertim balistik, Altin Marku: Qëllova për vetëmbrojtje

3 April, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

e, në ngjarjen e ndodhur të premten në fshatin Kallmet të Lezhës, janë dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë.

Pas veprimeve hetimore, policia doli ne konkluzionin se Kryetari i Njesisë Administrative të Kallmetit, Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri tjetrit, por blutë nuk kanë arritur të gjejnë ende armen e përdorur nga Simoni. Ekspertimi balistik i armës dhe gëzhoja, pritet të ndihmojë grupin hetimor për te zbardhur me tepër detaje rreth përplasjes me armë zjarri. Zyrtari i pushtetit Vendor Besnik Simoni dhe 41-vjeçari Altin Marku, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim për shkak te plagëve të marra.

Kërcënoi gruan se do ta vriste me thikë në sy të fëmijëve, arrestohet 48-vjeçari
Sipas burimeve ata e kanë kaluar rrezikun për jetën, ndërsa të hënën pritet të njihen me masen e sigurisë e cila do të zhvillohet në spital. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Por deklarimet e tij nuk i kanë bindur hetuesit, pasi nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është konkluduar se ka qenë pikërisht Altin Marku i cili e ka nisur konfliktin me Besnik Simonin, me të cilin kishin patur probleme prej më shumë se 1 viti.

Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore, zyrtari i pushtetit vendor do të merret në pyetje, ku do të japë edhe versionin e tij në lidhje me ngjarjen. Përplasja me arme në Kallmet të Lezhës, ndodhi rreth orës 13 e 30 minuta të ditës së premte në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoj se ishte plagosur në një atentat me armë zjarri, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë kur blutë gjeten të plagosur dhe autorin në mjë banese më fshatin Kallmet, dolën në konkluzionin se ka patur përplasje me armë zjarri.

Konflikti mes dy bashkëfshatareve, e kishte zanafillën më shumë se 1 vit më parë, ku ata ishin përplasur verbalisht me njëri tjetrin, për motive tërësisht banale. Prej asaj kohe, çështja mes tyre nuk ishte mbyllur dhe konflikti kishte agravuar edhe më shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Polonia: Nëse do të jetë nevoja, do të lejojmë në territorin tonë vendosjen e armëve bërthamore të SHBA-ve
Previous article VËMËNDJE TEK MARIUPOLI/ Ministri i jashtëm grek shkon në Odessa, çfarë po ndodh në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet shefi i laboratorit shkencor të policisë, Fatjon Kalluci dhe administratori i Agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE"/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË/ Makina përplaset me motomjetin në Don Bosko, humb jetën 64-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT