• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA NË BRUKSEL/ Shalsi: Ajo që bëri opozita habiti edhe deputetët europianë
Home
Shqipëri

PËRPLASJA NË BRUKSEL/ Shalsi: Ajo që bëri opozita habiti edhe deputetët europianë

15 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Një shfaqje të shëmtuar dhe të turpshme e quan mazhoranca atë që ndodhi në Parlamentin Europian, ku opozita shqiptare u largua. Në një lidhje me skype, deputeti i PS, Eduard Shalsi tha se ajo që bëri opozita “shastisi” edhe deputetët e Parlamentit Europian.

Intervista

Beti Njuma: Bojkoti i opozitës është zhvendosur nga Parlamenti shqiptar në Parlamentin Europian, çfarë pasojash do të ketë për Shqipërinë ky zhvillim dhe për proceset integruese?

Eduard Shalsi: Ishte e shëmtuar dhe turpshme ajo që ndodhi sot. Nuk ishte bojkot, por ishte një largim i beftë që “shastisi” edhe deputetët e PE. Nuk janë deputetë të majtë, por ka edhe të majtë dhe të djathtë që u befasuan nga sjellja aspak e denjë e opozitës shqiptare. Janë skena që i kemi parë në parlamentin shqiptar dhe shpresonim se do t’ia kursenin deputetëve europiane.

Beti Njuma: A ekzistonte mundësia që të shmangej kjo sjellje,duke u zëvendësuar zoti Balla?

Eduard Shalsi: Po mbi çbazë duhet të zëvendësohej zoti Balla? Mbi bazën e tymnajës, thashethemeve! E tha mirë një deputeti i parlamentit na jepni prova, ju nuk jeni gjykatës. Nëse ka akuza i drejtohen organeve kopetente dhe më pas ato vendosin. Në kuadër të gjithçka bën opozita është e turpshme të imagjinohet një sjellje e tillë në PE.

Beti Njuma: Çfarë pasojash do të ketë kjo sherrnajë?

Eduard Shalsi: Përveç një shëmtie dhe një fytyre që pavarësisht se janë opozitare, janë ata që janë dhe ne nuk do të donim që Shqipëria të merrtë nje njollë për shkak të papërgjegjshmërisë së disa individëve që flasin në emër të opozitës. Nuk është populli i opozitës që të përfaqësohen në një mënyrë të tillë.

Ajo që ndodhi më vonë është provë se gjërat do të vazhdojnë, pavarësisht vjen apo nuk vjen grupi opozitar. Ne diskutuam mbi të gjitha amendamentet. Madje PD dhe opozita u braktis edhe nga grupi  i partive popullore, të cilat kishin depozituar amendamente, një pjesë e të cilave u morën në konsideratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN FUGA/ A keni fëmijë vetë o njerëz! Ba ba le !
Previous article DEKLARATA E AMBASADORIT TË SHBA/ Reagon ashpër Vulin: Kosova nuk është shtet

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT