• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRPLASJA ME TRUMP”/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen
Home
Nderkombetare

“PËRPLASJA ME TRUMP”/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes jep dorëheqjen

21 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, do të largohet nga posti në fillim të vitit të ardhshëm, pasi, siç tha në letrën e dorëheqjes, pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.

 

Letra e tij u bë publike shumë shpejt pasi Trump shkroi në Twitter se Mattis do të dale ne pension në fund të muajit shkurt.

“Mattis ka qenë një ndihmë e madhe për mua në bindjen e aleatëve dhe të vendeve të tjera për të paguar pjesën e tyre të obligimeve ushtarake”, shkroi Trump në Twitter.

 Lajmi për largimin e Mattisit vjen në javën kur Trump njoftoi se të gjitha trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Mattis tha se i ka trajtuar aleatët me respekt dhe se ka përdorur “të gjitha mjetet e fuqisë amerikane për të siguruar mbrojtje të përbashkët”.

“Meqë keni të drejtë të keni një sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më të harmonizuara me të tuat mbi këto dhe subjekte të tjera, besoj se është e drejtë që unë të jap dorëheqje”, shkroi gjenerali Mattis në letrën e tij.

Mediat amerikane raportojnë se Mattis dhe ndihmës të tjerë të sigurisë kombëtare e kanë kundërshtuar vendimin e Trumpit për tërheqje nga Siria, duke thënë se ai i bën fitues Iranin, Rusinë dhe Turqinë.

Reuters citoi një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se Mattis ka dhënë dorëheqje gjatë një takimi me Trumpin, pasi ata kanë shprehur pikëpamje të ndryshme “për disa çështje”.

“Unë besoj se duhet të jemi të vendosur dhe të qartë në qasjen tonë ndaj atyre vendeve, interesat strategjike të të cilave janë gjithnjë e më shumë në tension me tonat”, tha po ashtu Mattis në letrën e dorëheqjes.

Mattis, 69 vjeç, gjeneral i marinsave me katër yje dhe me një karrierë prej 40 vjetësh, ka qenë një nga anëtarët më të respektuar të administratës Trump dhe ka gëzuar respekt edhe nga demokratët, edhe nga republikanët.

Largimi i Mattisit, që ka gjasë të shqetësojë shumë kritikë të presidentit, është ikja e radhës e një zyrtari të lartë të administratës, ndërsa Trump është vetëm në gjysmë të mandatit të parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇOKOLLATA ZVICERANE BËHET "HALLALL"/ Acarohen ekstremistët
Previous article "SKELETI I ALUMINIT ËSHTË..."/ Apple tregon se pse përkulen disa Ipad

Isa.Autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT