Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi është shoqëruar në komisariatin e policisë bashkë me kryetaren e forumit rinor të kësaj partie, Denisa Llata pas sulmeve të militantëve sot mbi KZAZ-të.
Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi u shoqërua rreth orës 15:00. E kontaktuar nga Report Tv, Dhurata Çupi u shpreh se “Jam në komisariat, bashkë me kryetaren e forumit, por nuk më kanë komunikuar asgjë“.


