Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një konference për shtyp komentoi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pjesë nga Konferenca e tij:
“Ua kam thënë edhe disa diplomatëve të korruptuar, ne kemi bërë një marrëveshje që asnjë ditë Shqipëria nuk do të mbetet pa gjykatë funksionale. Por lojërat nga një ushtar i partisë me lojëra të tilla të turpshme që as fëmijë rrugacë nuk i bëjnë që të rrëmbejë kompetencën në mënyrë mafioze. Kjo është e vërteta dhe nëse këta zotërinj mendojnë se do të bëjnë drejtësi në këtë mënyrë dhe kur ata guxojnë dhe bëjnë këto lojëra me Presidentin, mendo se cfarë bëjnë me hallexinjtë e Unazës së Re” tha ai.