Një sherr i momentit ka përfunduar me të shtëna armësh dhe me një të plagosur sot në mbrëmje në Tiranë, e zonen Unazës së re, afër karburant “Kastrati”.
Banorët e zonës kanë raportuar se ka patur një konflikt fizik mes disa të rinjve që ëhstë mbyllur me dy të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Mendohet se ata kanë qenë që të dy të armatosur dhe kanë qëlluar në ajër. Nga grushtat, personat kanë kaluar te armët.
Policia nuk ka mundur t’i gjejë armët por i ka shoqëruar gjithsesi dy autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve është duke u mjekuar ne spital.
Edhe pse kishte marrë një plagë nga plumbi, personi në fjalë nuk e kishte lajmëruar policinë, e cila e ndaloi në flagrancë në spital, teksa ai po përpiqej të largohej.


