Dy persona kanë humbur jetën pas një përplasje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit.
Ata janë dërguar në një spital privat në kryeqytet, por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra. Viktimat janë Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç.
35-vjeçari ishte pronari i një lokali në qendër të qytetit të Laçit, ndërsa 30-vjeçari ishte djali i xhaxahit të tij. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqërimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Mikel Jushi 35 vjeç
Jani Jushi 30 vjeç
Jane siguruar fotot e Mikel dhe Jani Jushit, dy personat që ndërruan jetën mbrëmjen e djeshme gjatë një përplasje me armë zjarri të ndodhur në qendër të qytetit të Laçit.
Fillimisht ata mbetën të plagosur dhe kanë ndërruar jetë në një spital privat në kryeqytet.
Viktimat janë të moshave 35 dhe 30 vjeç dhe janë kushërinj me njëri-tjetrin.



