• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA/ Ligjvënësja amerikane hedh poshtë pohimet e Izraelit për axhendën e takimeve
Home
Nderkombetare

PËRPLASJA/ Ligjvënësja amerikane hedh poshtë pohimet e Izraelit për axhendën e takimeve

17 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ligjvënësja amerikane Ilhan Omar ka hedhur poshtë pohimet e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se ajo dhe anëtarja e Kongresit Rashida Tlaib nuk kishin qëllim të takoheshin me zyrtarët izraelitë para se kryeministri t’i ndalonte ato që të vizitonin Jeruzalemin dhe Bregun Perëndimor javën që vjen.

Ligjvënësja Ilhan Omar postoi të premten në rrjetin Twitter itinerarin e saj në Izrael, mes të tjerash edhe takim me anëtarët hebrenj dhe arabë të parlamentit si dhe zyrtarë të sigurisë.

Ligjvënësja amerikane Ilhan Omar tha se delegacioni i saj do të zhvillonte dhe një takim me komunitetin beduin në Jeruzalemin Lindor, ndërkohë që Kombet e Bashkuara ishin caktuar të raportonin mbi efektet e shkurtimeve të ndihmave humanitare për palestinezët.

 

Herët të premten, zonja Tlaib kishte vendosur të mos udhëtonte në Bregun Perëndimor, vetëm disa orë pasi Ministria e Brendshme e Izraelit tha se do ta lejonte “për arsye humanitare” të vizitonte gjyshen e saj palestineze. Por zonja Tlaib u shpreh se kjo binte ndesh me qëndrimin e saj kundër racizmit, shtypjes dhe padrejtësive.

Ministri i Brendshëm i Izraelit tha se kishte pranuar kërkesën e zonjës Tlaib si një gjest të vullnetit të mirë, por se ishte vetëm një kërkesë provokuese me synim për të goditur shtetin izraelit. Dy ligjvënëset demokrate kanë qenë kritike të zëshme të Izraelit dhe trajtimit që u bëhet palestinezëve. Ato kishin planifikuar të vizitonin Izraelin dhe disa qytete në Bregun Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME GODITJEN PENALE TË ILIR METËS/ Ngjela: Shqipëria garanton hapjen e negociatave me BE në tetor
Previous article PO MBAJE RE SE UA RREGULLOJ UNË KËTYRE SPANJOLLËVE/ "Shpërthen" rrjeti për Mihal Kokëdhimën: Lamë 1000 euro për... (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja Botë

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT