• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përplasja Kanada-Arabia Saudite, futet në “lojë” dhe Rusia
Home
Nderkombetare

Përplasja Kanada-Arabia Saudite, futet në “lojë” dhe Rusia

9 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka kaluar në anën e Arabisë Saudite në konfliktin që ka kjo e fundit me Kanadanë, pas arrestimit të disa aktivisteve për të drejtat e grave në Riad, duke thënë se është e “papranueshme” që Otava t’i japë mësime Mbretërisë për të drejtat e njeriut, rapoton rel.

Sauditët kanë pezulluar tregti dhe investime të reja me Kanadanë, si dhe kanë dëbuar ambasadorin e këtij vendi, pasi autoritetet kanadeze kanë kërkuar lirimin e aktivisteve të arrestuara.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë më 8 gusht se duhet promovuar të drejtat e njeriut, mirëpo duke respektuar traditat specifike të secilit vend.

“Ne besojmë se Arabia Saudite, e cila është nisur drejt një rruge të reformave të thella ekonomike dhe shoqërore, ka të drejtën e saj të plotë për të vendosur si të ecë tutje në këtë zonë të rëndësishme”, ka deklaruar ajo.

“Ne e kemi thënë gjithmonë se politizimi i çështjeve të të drejtave të njeriut është i papranueshëm”, ka deklaruar Zakharova.

Arabia Saudite ka njoftuar për sanksionim të Kanadasë, pezullim të të gjitha fluturimeve drejt dhe nga Toronto, duke urdhëruar edhe kthimin në shtëpi të mbi 15,000 studentëve sauditë që ndjekin studimet në Kanada.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë më 8 gusht se Otava nuk do të kthehet mbrapa nga kritikat, pavarësisht kërkesave të Riadit për të bërë një gjë të tillë.

Kanadaja do të vazhdojë të flasë “fuqishëm, ashpër, qartë dhe me respekt për nevojën e respektimit të të drejtave të njeriut në shtëpi dhe në gjithë botën”, u ka thënë ai gazetarëve në Montreal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UFC: St-Pierre nuk do të përballet kurrë me fituesin e duelit Khabib-McGregor
Previous article Rooney: Manchester United ka nevojë për dy përforcime të menjëhershme

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT